Lionel Mesi kishte kontaktuar me përfaqësues të Arsenalit para se të përfundonte sezoni i kaluar, për një transferim shokues në “Emirates Stadium”.
Kështu shkruan Daily Mail.
Gjatë kohës kur po bisedonte me Barcelonën rreth kontratës së re, argjentinasi nuk ishte i kënaqur me kushtet që i ofronin katalanasit, kështu që u kishte bërë me dije drejtuesve të Arsenalit se dëshironte të shkonte atje.
Sipas burimeve, 27-vjeçari kishte kërkuar nga Çesk Fabregas që agjenti i tij, Darren Dein, të diskutonte me “Topçinjtë” për një transferim të mundshëm, raporton Telegraf.
E gjitha bota e futbollit do të shokohej po të kishte ndodhur ky transferim, i cili duket joreal, pasi Arsenali vështirë se do ta paguante klauzolën e atëhershme prej 200 milionë eurosh për prishjen e kontratës së tij.
Sido që të jetë, Mesi arriti marrëveshje me Barcelonën dhe e rinovoi kontratën në maj të këtij viti dhe tani paguhet 20 milionë euro për sezon.
Ja vlen 20 milion te ta mbushi fushen e lojes me te vjella.
Po lerini te ikin ku te doj e te thyej qefen se tani po e tregon veten ky pleshti se po mbaron le ta paguaj Barça 20 miljon dhe ti shohin hirin