Eintraht Frankfurt është vetëm një muaj para fillimit të Bundesligës, dhe për këtë është në kërkim të përforcimeve. Kandidati më i mundshëm për sulmin e kësaj skuadre është Ilir Azemi.
Sulmuesi kosovar i Grojther Furthit, i cili shpërtheu me gola në sezonin e kaluar të Bundesligës 2, ka rënë në sy edhe të klubeve tjera nga Bundesliga 1, raporton Tribuna.
“Eintraht Frankfurt është duke u marrë në mënyrë intensive me Ilir Azemin. Sulmuesi që kishte shënuar 14 gola sezonin e kaluar, ka luajtur një rol të madh në afrimin e ëndrrës së Grojther Furthit për t’u ngjitur në Bundesligë. Një shumë financiare prej 1 milion e gjysmë do të mund ta dërgonte atë në Frankfurt”, shkruan ‘borlife.de’.
Azemi është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe ekziston mundësia t’i bashkohet edhe Kombëtares së Shqipërisë.
O turkofagos ca behet keshtu ore keta islamistat e kosoves po pushtojn majat e evropes. Ku jan orthote beju nje ze ti len planatacionet e hashashit se nuk ka perespektiv me nerkoman e narkodiler.
Kosovaret Jane patriote dhe te zotet e Duane Shqiperine po aq sa dhe Kosoven, ju duhet te flisni me admirim per sukseset e tyre,kurresesi me xhelozi
Jame Kosovare pod i dua xhithe Shqipetaret e zote kudo qe Jane
Do ju keshilloja qe MOS beni dallime ne baza fetare.