Arrestohet kreu i Federatës së Futbollit kosovar, Fadil Vokrri

18 Korrik 2014, 14:49Sport TEMA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe po qëndron i shoqëruar nga policia prej 48 orësh. Vokrri dyshohet se kishte goditur me pasqyrën e automjetit të tij një kalimtar rasti

Personi që kishte pësuar këtë goditje dy javë më parë, kishte paraqitur rastin në polici, duke identifikuar edhe drejtuesin e veturës.

Në deklaratën e tij dhënë policisë, personi në fjalë kishte thënë se Vokrri kishte hezituar të ndalej dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është dërguar për procedurë të mëtejme në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, dhe më të është duke u marrë prokurori Elez Blakaj.

16 komente në “Arrestohet kreu i Federatës së Futbollit kosovar, Fadil Vokrri”

  1. elinor says:

    Gjykata duhet te denoje kembesorin per shkelje te rregullave te qarkullimit dhe ta detyroje te paguaje pasqyren e demtuar. ?

  2. vlora.aj says:

    Per kaq gje , sa turp. Po hajde nga ne o Vokri se ktu te bejme deputet.

    1. Pilo Lala says:

      Bravo Policia e Kosoves, eshte me korrekte me procedurat.
      Vokrri eshte legjenda e futbollit Kosovar, dhe nuk do e demtoje ky incident.

  3. AndreA says:

    Eshte nje rast i paqarte, ndersa mund te procedohej duke qene ne gjangje te lire, sepse Fadil VOKRI eshte personalitet per Kosoven, i ka dhene Kosoves me talentin e tij. Eshte me te vertet nje veprim i tepruar dhe demtues per reputacionin e Fadil VOKRIT. Ne Kosove ka kohe qe po goditen njerezit e shquar te saj, eshte e qellimshme sepse duan t’i gjunjezojne, t’i c’vleresojne.

  4. iliria shqiptare says:

    Po armand duka kur do te arrestohet??

  5. ?????? says:

    A eshte ky fadil Vokri qe dikur luante per partizanin e beogradit,apo gaboj

    1. MERITONI says:

      ????????

      po,po,bashe ky eshte,ai VOKRRI ku 100% te kosovarve i bente krenare.

      po ky vokrri,i cili ne vitin 1983,e mposhti C.ZVEZDEN ne beograd,dhe ja mohoi titullin e kampionit,KURSE PRISHTINA U RRADHITE NE VENDIN E 4.

      qka po shehe ti ketu te keqe?!

      aman,shkelja e lixhit,eshte shkelje.kame simpati per te,por,nese e ka shkel lixhin,atehere zoti i ndimofte,se une vetem mundem me kujtu si lojtare te madhe.

  6. Agim Mani says:

    Fadil Vokri eshte i perkushtuar per ti dhene nje dimesion te ri futbollit ne Kosove,por kariera e tij si futbollist ka qene tek partizani i Beogradit,ai ka lojrur me kete ekip edhe kunder Flamurtarit.Eshte njeri profesional,por jo atedhetar.

    1. MERITONI says:

      AGIM MANI-dudi

      ta dhashe ket nofke,sepse MANI bene pjese ne familjen e DUDIT.
      edhe ashtu DUD koke!!kjo menyre e te logjikumit thote se 90% e kosovarve nuk jane patriota,sepse ne ate,apo kete menyre kane qene te lidhun me jugosllavine.
      si po mendon, jugosllavin eshte dashte me injoru 100 vjet?!dhe te gjithe kosovaret eshte dashte te jene QOBANA!
      te gjithe intelektualet e vjeter,aman,bashe te gjithe, kane studiu ne BEOGRAD,ZAGREB,LUBLANE.
      kemi bashkejetu ne jugosllavi,dhe ne momentin e duhun ju kemi kallxu, boll ma,se tani pe krijojme shtetin tone.

      VOKRRI eshte patriot,aq sa jane 90% e kosovarve,as ma shume,e as ma pake.

    2. Agim ,nuk jam dakort me ty qe thua se FADILI nuk eshte atdhetar ,por ne poziten e shefit te futbollit te Kosoves ,pos qe po sillet si profesionist ,po na tregon ne kah matane kufirit tuaj se eshte po edhe aq ATDHETAR !(2 Shtete qe i perkasin nje kombi kufirin e kane imagjinar dhe figurativ ).

  7. Marin Gashi says:

    Fadili nuk ka pse te mbahet i burgosur, e shumta do te ishte arrest shtepie.

  8. berati-Kosove-germony says:

    Askush mbi ligjin ne nuk jemi sikur ju ne Shqiperi qe qdo dit lahen rruget me gjak…

  9. Drini says:

    Kosova eshte shtet ku njeriu vlersohet pamvarsisht pozites apo statusit qe ka. Para ligjit te gjithe te barabart, eshte per te ardhur keq se shum shqiptare te shqiperis nuk e njofin fare kosoven dhe kan nje opinjon apo pasqyre komplet te gabuar per kosoven madje shum mendojn se kosova esht rremuje si shqiperi ku nuk funksionon asgje normal. Dhe gjith kjo si rezultat i nje propagande shum te poshter mediatike qe udheheq dhe kan udheheqe mediat ne shqiperi te cilat per ta ngushlluar popullsin ne shqiperi me mjerim ne shqiperi kan demonizuar kosoven duke krijuar nje opinion komplet fallso mbi kosoven edhe pse realiteti eshte komplet ndryshe ne kosove gjdogje funksionon me mire se ne shqiperi ket propagande e ka zhvilluar sidomos Sali Berisha me televizionin Tvklan per te mbuluar deshtimet e tija me info te rreme nga kosova.

    Prandaj shqiptaret mbesin goje hapur kur vizitojn kosoven pasi sapo te hyjn ne kufi te kosoves hasin ne nje realitet komlet ndryshe nga propaganga mediatike qe i kishte ushqyer dhe e shofin se kosova eshte e ndare si me thike nga shqiperia

    1. i drejti says:

      o DRIN, UNE JAM SHQIPTAR I ”’JASHTE SHQIPERISE”’KU LIGJI ESHTE MBI TE GJITHA O C’DO GJEJE,POR N Q S KOSOVA ESHTE SI THUA JU PERGEZOJ DHE UROJ TE BEHEMI DHE NE SI JU.

  10. Ne 17 shtator 1987 kur PARTIZANI i Beogradit ,luajti ne Vlore dhe pesoi 2-0 ne te miren tone tek ish Kampi i puntoreve ne Uje te FTOHTE ,une ua mora nga nje Autograf si FADILIT dhe JOSIF KATANECIT te cilet i kam akoma sido qe koha i ka zverdhur .
    FADIL VOKRRI eshte lojtari me i madh qe ka nxjerre ndonjehere KOSOVA dhe Prishtina e atyre viteve sidomos ne 1983-1984 kur i merrte radhe si PARTIZANIN,ZVEZDEN ,DINAMON,HAJDUKUN ,ZHJELJEZNICARIN e ku di une tjeter.
    Bile ne ate bote ne Kosove dhe Prishtine doli nje parrulle qe thoshte :
    Burra ,pse po lodhni tu pa MARADONEN ne Argjentine ,hajdeni kah me pa FADIL VOKRRIN ne Prishtine !
    Por nuk ishte vetem FADILI,por ishin edhe Avdul Bjellopoja ….Shukri Pacarada ….Sahit kelmendi ….Cimili …Shengelia ….Agim Cana …Fadil Muriqi …..Xhevat Prekazi ….Zoran Patrovici .. Morina ,2 Vellezerit qe momentalisht nuk po me kujtohen emrat me Spiker te madhin Azem Brovina ne Shqip dhe Nebojsha Mihajllovic ne Serbisht .
    I ndiqja cdo te shtune si ne Radio dhe ne R.T.Prishtinen .
    Turp dhe per ate Qytetar qe e ka kallzuar n epolici legjenden VOKRRI .

  11. Lisen says:

    E faleminderoj ZOTIN per jete te jetes qe ishim pjese e regjimit te Titos e jo te regjimit qnjerzor te Enver Hoxhes, jeta eshte e shkurter dhe 95% e gjenerates qe ka jetuar ne kohen e Titos kan jetuar mire dhe kan vdeke si njerze por edhe gjate kesaj kohe mbi 50% e kosovarve kan krijuar nje perespektive te mir dhe te sigurte per gjeneraten ne vijim e cila me pas qe vendimtare per lirin e kosoves. Ajo eshte diaspora e kosoves e cila gjat kohes se Titos pati mundesi te emigroje ne vendet me te zhvilluara te botes dhe evropes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje