Një fushatë kundër bixhozit në Singapor u kthye në bumerang pasi Gjermania u shpall kampione e botës.
Sipas BBC, në spotin e organizuar për këtë qëllim, shfaqet një djalë, i quajtur Andy, që u ankohet miqve se babai i tij kishte vënë të gjitha kursimet e jetës në bast.
“Shpresoj që Gjermania të fitojë, pasi babai i ka vënë bast të gjitha kursimet,” thotë Andy.
E në fakt Gjermania fitoi Botërorin dhe tani në mediat sociale ka plasur gallata.
Zyrtarët e kanë përditësuar spotin, duke theksuar se babai i djaloshit i humbi në bixhoz edhe fitimet nga basti.
Këshilli Kombëtar për Problemet e Bixhozit thotë se e zgjodhi Gjermaninë për t’i dhënë një sens realizmi mesazhit.
Bixhozi është një problem shumë i madh në Singapor, por është i rregulluar fort me ligj.
Bastet për ndeshje vihen vetëm përmes një kompanie shtetërore, të quajtur Singapore Pools.
Bastexhinje ka ne te gjithe boten, jo vetem ne Singapor, Ato jane midis nesh, Zoti i ruajt sa te “mira” po u sjellin familjeve te tyre.
eh vari lesht bixhozi te shkatrron duhet te ndermerren edhe ne Shqiperi keto lloj iniciativash: http://bit.do/frefrff
perkthimi I sakte eshte : (babi im vuri bast te gjitha kursimet e mia per ta)..
Eh une i humba 1000€ ne finale. ja vura fitore gjermanit po ata e lane ndeshjen barazim…. pastaj ne shtese fituan po mua sme hynte me ne pune… pffffffffff
Shpresoja mos fitonte Gjermania…
Nuk e kuptoj si rrezikojne njerezit me baste , edhe vene edhe te ardhmen e tyre ne rrezik.
Mund te vesh pak, sa mos e ndiesh humbjen, por ka njerez qe vene edhe me shume sa mund te japin.
Lum si ky diali