Masimiliano Alegri do të jetë pasuesi i Antonio Kontes në stolin e Juventusit.
Ish- tekniku i Kaljarit dhe Milanit ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e shoqërisë torineze për një kontratë 2-vjeçare.
Lajmin e zyrtarizoi shoqëria bardhezi.
Alegri do të përfitojë nga kontrata rreth 2 milionë euro, plus bonuset në sezon për arritjen e objektivave të vendosur nga presidenca.
Vendimi i përbashkët u mor pas një takimi mes ish- teknikut kuqezi dhe drejtorit sportiv të Juventusit, Bepe Marota.
Zëvendësi i teknikut toskan do të jetë Marco Landuci, ndërsa trajner i portierëve, Klaudio Filipi.
Me emërimin e Alegrit në krye të stolit juventin, ndryshojnë edhe skenarët e merktos.
I pari që ka kërkuar të flasë me teknikun e ri është francezi Patris Evra, që nuk është transferuar ende zyrtarisht në Torino.
Një tjetër nyje që 46-vjeçari duhet të zgjidhë është edhe çështja Pirlo, me të cilin ai nuk ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer gjatë periudhës kur drejtonte Milanin.
Masimiliano Alegri e ka nisur karrierën si trajner në vitin 2003 dhe arriti kulmin në 2010-ën kur u emërua në krye të stolit të Milanit, pas një sezoni pozitiv me Kaljarin.
Ai është shpallur një herë kampion Italie me kuqezinjtë, por në Torino ka pak mbështetje pikërisht për shkak të rivalitetit mes dy skuadrave, që kulmoi me polemikat për golin e Sulei Muntarit në sfidën me peshë të madhe për titullin kampion në vitin 2012.
Natyrisht qe eshte bere monotone Serie -A, duke marre Juventusi 3 Scudeto rresht dhe duhej edhe ky lajme
Asgje te re nga fronti i perendimit ,do te thoja une kur ALEGRI njihet si Njeri i vogel ,i Pa-afte , psikopat dhe sherxhi .
Me sa duket paska ardhur koha qe te Promovohet dhe te Pompohet Pipo Inzagi me MILANIN .
Natyrisht ne se JUVES i heq VIDALIN ,POGBANE edhe ndonje tjete behet si BALLSHI .
E mbeshtes veprimin e CONTES dhe i uroj atij suksese kudo qe te shkoje .
Kam bindjen se CONTE perpara se te “BEJE VEZEN ” e ka gjetur “FURRIKUN “!
Mos !!!
Ky deshtaku do na zbresi nga mezi i tabeles sivjet…