Ziko: Boll u fshehëm nga dështimi

17 Korrik 2014, 14:50Sport TEMA

Nga një fillim plot shpresë me statusin e favoritit, Botërori në tokën e shtëpisë u kthye në një makth të vërtetë për Brazilin. Në fillim erdhi grushti shkatërrimtar i gjermanëve, për ta mbyllur në fund me shuplakën e holandezëve.

Trajneri Luis Felipe Skolari u largua bashkë me stafin pas këtyre disfatave, që vazhdojnë të ngjallin polemika në Brazil, raporton Sport News. Në këtë kohë diskutimesh e debatesh, legjendari Ziko mendon se për Selecaon gjithçka duhet të nisë nga zero, ndërkohë që vendi nuk duhet të fshihet më, por të punojë intensivisht:

“Eshtë koha që të përveshim mëngët dhe të fillojmë gjithçka nga themelet. Nuk mund të shmangemi apo fshihemi më. Gjërat duhet të ndryshojnë, sepse ka shumë gjëra që duhet patjetër të ndryshojnë. Kam dëgjuar vetëm se kishte gabime dhe nuk flitet se humbëm kundër Gjermanisë me 1 apo 7 gola të pësuar. Kjo është e papranueshme”.

Si pikënisje për rikthimin e Brazilit në ditët e tij të lavdishme, Ziko, i cili ka luajtur në tre Kupa Bote, tha se duhet riparë trajnimi i lojtarëve dhe ndërkohë duhet punuar më shumë me gjeneratën e futbollistëve të rinj.

10 komente në “Ziko: Boll u fshehëm nga dështimi”

  1. AA says:

    Rilindje per BRAZILIN! ?

    1. fatja says:

      hej dopjo A dergo Ramen atje !!!!!!!!!!!!!

  2. elinor says:

    Ti Zico qepe se ty ta kam inatin e asaj penalltise me Francen ne 1986, hahaha!
    Ka shume te drejte. Brazili ka nevoje ta pervetesoje humbjen dhe te nxjerre mesime per te ardhmen. Ndoshta e gjithe kombetarja duhet riformatuar (pervec Neymar).

    1. Jurgen says:

      Ta kisha une ne dore te gjithe lojtaret e Brazilit qe ishin ne fushe ne ndeshjen me Gjermanin bashke me Scolarin i perjashtoja perjetesisht nga kombetarja e Brazilit.

  3. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE TI THUASH KURVE QYTETARES NUK ESHTE MBROJTJE E DEMOKRACISE. says:

    Ky mustaqefshesa me duket njesoj si xha Barka tmam fytyre islamiku ha ha ha ha

  4. Brazili duhet te beje ate qe beri e para ARGJENTINA qe ne 1978 ,kur nxori mesime shume shpejt nga Fiaskoja ne Boterrin e 1974 sidomos nga humbja turperuese nga Hollanda 0-4,sido qe kishte disa emra premtues si FILLOL…HOUSEMAN …PERFUMO…BABINGTON..AYALA ..KEMPES ,keta te ’74 por qe ne 1978 ARGJENTINA ja kishte dale qe ta PERSHTASTE “MBISHARTESEN EUROPIANE ” aq sa i tregoi vendin Hollan-DUCEVE ,kur fitoi Boterin me ata ne finale 3-1 sido qe Hollandezet per nje FLASH u egzaltuan nga shtylla e RESENBRINKUT ne fund te pjeses se dyte ne mos gabohem .
    Por per mua ne ’78 Argjentina kishte kombetaren me Sugjestionuese me :
    FILLOL…OLGUIN….GALVAN…PASSARELLA….TARANTINI….ARDILES …GALLEGO…ORTIZ….BERTONI…KEMPES dhe LUQUE .
    Kete duhet qe te beje Brazili per mua qe me sa duket nuk ka nxjerre mesimet e duhura .
    Ne ’74 u varros PERFUNDIMISHT PELE dhe Brazili me futbollin e tij Klasik dhe te Fintes ,por koha ka ardhurprape qe Brazili pse jo ,,ti Rikthehet Katenacios ,por jo asaj te viteve ’30 te KARL TRAPANIT por asaj te 2014 qe TURPESISHT shume ekipe e aplikuan per te kaluar TURET kualifikuese ,perjashto ARGJENTINEN ……

    1. @Totila says:

      O plak injorant dhe rracist po gjithe bota e di qe ne 1978 Argjntina shkoi ne finale se i hapi porten Peruja qe i la 6 gola aq sa i duheshin per goleavarazh,se ne finale duhej te dilte Brazil-Holande.

      1. Te falenderoj per etiketimin qe me ben ,po do te te beja nje propozim :
        Sikur te me bije seksin tend femeror familjar ,te betohem se do te ngeleshin te kenaqur tmerresisht .
        Lexoji mire komentet e mia me durim se jane te verteta ,bile jane AKSIOMA !

  5. latifond says:

    bRAZILI DUHET TE LUAJE SI bRAZIL,POR KY bRAZIL NUK DALLOHEJ NGA hONDURASI.

    1. elinor says:

      Mire mire, por here tjeter ngreje pak koken kur shtyp se Shiftin duhej ta mbaje te shtypur gjate gjithe kohes pervec aty ku duhej germe kapitale,…ose me kollaj do te ishte sikur te fikje caps-lock hahah….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje