Çelsi, 75 milion euro për Pol Pogba

16 Korrik 2014, 16:11Sport TEMA

Pol Pogba vijon të jetë një ndër lojtarët më të kërkuar të merkatos.

Së fundmi, mediat britanike bëjnë me dije se Çelsi është gati të paguajë plot 75 milion euro, për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Juventusit.

Mësohet se Hoze Murinjo e do me çdo kusht 21-vjeçarin dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të Londrës mund të bëjnë shumë shpejt një ofertë për talentin francez, i cili u shpall si lojtari i ri më i mirë në Botërorin e Brazilit.

Drejtuesit londinezë mund të përfitojnë nga fakti që tashmë trajneri i Juventusit nuk do të jetë më Antonio Konte, me të cilin Pogba ishte shumë i lidhur, për ta bindur francezin që të transferohet tek Çelsi.

Mediat italianë ndërkohë, raportonin se ishte pikërisht largimi i njërit prej Arturo Vidal apo Pol Pogba, që çoi Konte drejt dorëheqjes.

Përballë një ofertë të tillë, drejtutuesit e Juventusit do ta kishin shumë të vështirë të thoshin jo, edhe pse kjo do të sillte acarimin e tifozëve. Sidomos tashmë që është larguar edhe idhulli i tyre, Antonio Konte.

5 komente në “Çelsi, 75 milion euro për Pol Pogba”

  1. dine says:

    Me shume se ujesjellesi i Durresit….

  2. ARUSHA says:

    gAZETAR GOMAR

    THUHET ” TREGUN SPORTIV “DHE MERKATON E ITALIANEVE

  3. Pune e tyre por me duket shifer e egzagjeruar si kjo e POGBA-se po ashtu edhe ajo e SUAREZIT te cilit prisja qe mbas Incidentit me Chielinin ti bibin Kredencialet .
    Por ky boteror na tregoi nje Sentence te hereshme se :
    Lojtari qe te jap ME te MIREN e MUNDESHME ne nje PLAY-OFF te madh sic edhe eshte nje BOTEROR ,duhet te jete mbi 26 VJEC .
    Pame edhe disa lojtare ku reklama ndaj tyre ishte sa Artificiale aq edhe KOMERCIALE ,duke filluar nga JANUZAJ ,LAVECI,AGUERRO ,HAZARD,COMPANI e te tjere .
    Nga POGBA si fillim nuk pritej shume ,por me ka impresionuar shume nje lojtar Anglez me ngjyre ,19 vjec ,Ai po nga ai pres qe te jete lojtar me te ardhme .
    CHELSEA ben pjese ne ekipe KOMERCIALO-ARTIFICIALE sikunder edhe MONACO apo M.CITY ,ekipe qe per mednimin tim jane jo stabile dhe jete-gjata por Vegjetojne sipas KERKESE-OFERTES .
    Por me habit fakti qe edhe BARCA tani se fundi eshte ne nje gare te ETHESHME qe te bleje lojtar e ti vendos si GUR SHAHU n enje fushe qe akoma nuk eshte ravijezuar ku per me teper me nje trajner te “PESHES se PUPLES “.
    Keshtu sic erdhen punet BARCA me mire te marre CONTEN QE TE SHOHIM nje duel ITALIAN midis tij dhe ANCELOTIT ( te cilin e vlersoj sa per qetsine po aq edhe per rezultatin ),sa ne aplikimin e mbrojtjeve te hekurta po aq edhe ne KUNDER-ATAKUN e tyre alla KATENACIO .
    Shenim :Ne shkrimin qe redaksia porsa e hoqi ku behet fjale per GJERMANINE qe feston titullin e kampiuonit ,kam bere nje shkrim te gjate ANALITIK dhe do te doja DEBAT si nga “ARMIQTE ” po ashtu edhe nga “MIQTE ” ,por jo ne ate tem e,por tek keto qe ka nxjere “TEMA “: sot ne SKAKIERE .

  4. Titulli i artikullit eshte : “LERINI DJEMTE TE GEZOJNE ,nuk ka asgje te demeshme ATY”.

  5. LOLA says:

    pogba nje cope injoranti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje