Shefi ekzekutiv i Bajern Mynih, Karl-Heinz Rumenige ka kritikuar Bundesligan, pasi sipas tij, drejtuesit e ligës gjermane të futbollit, kërkojnë të dëmtojnë Bajernin duke e nisur sezonin e ri shumë shpejtë. Kampionëve të Gjermanisë u duhet të zbresin në fushë për javën e parë të kampionatit në datën 22 gusht, ku në A”lianz Arena” do të presin Volfsburgun. Por, duke ditur faktin që shumë lojtarë të Bajernit ishin pjesë e Gjermanisë në Botëror, Rumenige mendon se sezoni i ri i Bundesligas duhet të niste një javë më vonë, në mënyrë që këta futbollistë të arrinin formën optimale në startin e tij, raporton Sport News. Madje, shefi ekzekutiv i Bajernit lidhur me këtë çështje bëri edhe një kërkesë në Federatën Gjermane të Futbollit, por ajo u hodh poshtë nga drejtuesit e ligës:
“Futbollistët që ishin pjesë e kombëtares në Botërorin e Brazilit do të kthehen nga pushimet në javën e parë të gushtit, vetëm dy javë nga starti i sezonit të ri. Unë mendoj se një kohë kaq e shkurtër nuk është e mjaftueshme që ata të jenë gati. Lidhur me këtë aspekt mendoj se nga ana e drejtuesve të Bundesligës mungon solidariteti. Unë u kërkova atyre ta fillonin kampionatin në 29 gusht por nuk pranuan, dhe kam idenë se diçka të tillë e bëjnë për të dëmtuar Bajernin”.
Në vijim Rumenige u përqëndrua te merkato.
Bajerni ka arkëtuar rreth 50 milionë euro nga shitja e Mario Mandzukiç dhe Toni Kros, ndërkohë që në skuadër nuk ka afruar asnjë futbollist të madh, përveç Levandovskit që erdhi nga Dortmundi me parametër zero.
Edhe pse tifozët janë në pritje të një goditjeje të madhe, 58-vjeçari tha se Bajerni nuk ka nevojë për lojtarë të tjerë cilësorë, pasi ka në përbërje një grup të konsoliduar futbollistësh:
“Nuk e di nëse Guardiola do të blejë ndonjë lojtar tjetër. Gjithsesi, mendoj se do të ishte diçka e mirë nëse e mbyllnim këtë merkato me një plus prej 42 milionë eurosh. Trajneri është i kënaqur me grupin që ka aktualisht në dispozicion dhe nuk është e nevojshme që në ekip të afrohen lojtarë të tjerë të mëdhenj”.
qe kur shkruani qe Levandovski erdhi me parameter 0 meret vesh se cfare gazetaresh jeni !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
pale kur thoni qe bajerni akoma nuk ka bere merkato !!!!!!!!!!!!!!
Rummenige ,mendoj une ,me shume duhet te shqetsohet se ,BAYERNI me blerjet qe po ben ,po shkaterron KONKURENCENne Budeslige gje qe do te ishte me pasoja per vete Bayernin dhe do te ndodhe ajo qe ndodhi sezonin kaluar ku Bayerni i mbylli llogarite me titullin 7-8 jave perpara dhe fjeti mbi dafina .
Mirpo sic e pame kjo ju kthye ne BOOMERANG BAYERNIT qe vec se humbi TURPSHEM me REALIN .
Pavarsisht kesaj BAYERNI ngelet ekip i madh qe te imponon respekt ,sepse me lojtaret e Bayernit ,Nazional-Manschafti mori KUPEN e BOTES >