Roma nuk kërkon të ndalet në merkato. Pas firmës me Huan Manuel Iturben, i cili u transferua nga Verona te skuadra “verdhekuqe” për rreth 30 milionë euro, objektivi i radhës për kryeqytetasit është Xherdan Shaqiri.
Mesfushori me orgjinë shqiptare i Bajern Mynih pëlqehet shumë nga trajneri i Romës, Rudi Garsia, pasi për këtë të fundit, 22-vjeçari i lindur në Gjilan do të ishte lojtari ideal për krahët e sulmit në skemën 4-3-3 që ai përdor.
Dëshira e Shaqirit është për të lënë Bajernin, pasi me dy lojtarë të tillë në ekip si Arjen Roben e Frenk Riberi, shanset që ai të luajë si titullar janë të pakta.
Megjithatë, për të transferuar Shaqirin në kryeqytetin italian, Roma nuk duhet të bindë vetëm kampionët e Gjermanisë, por duhet të fitojë edhe konkurrencën me shumë klube të tjera të mëdha që kanë shfaqur interes për të.
Liverpuli, Juventusi dhe Volfsburgu do të bëjnë ç’mos për t’i rrëmbyer Romës një lojtar shumë të vlefëshëm si Shaqiri. Gjithsesi në garën për të nëshkruar me lojtarin e përfaqësueses zvicerane favorit është klubi kryeqytetas.
Për bastexhinjt anglezë një kalim i mundshëm i Shaqirit te Roma, kuotohet me koeficientin 2.25, ndërsa me 3 koutohet firma e 22-vjeçarit me Liverpulin. Shumë më prapa qëndron Juventusi në këtë garë, me “bardhezinjtë” që kuotohen me koeficientin 6.
na plasi B..
ky eshte zvicerian
Boterori na tregoi se ky eshte lojtar per fusha ku luhet futboll me nga 5 lojtare.
Thjeshte eshte lojtar qe ka fizikun e moshes dhe asgje tjeter .
Nuk eshte profesionist .
Sidoqofte meqenese Roma lufton per Mezzo D’Oro ,Shaqiri do ti vlente !
Vetem te mos thoje qe eshte shqiptar pa le te veje ku te doje nuk na intereson magjypi i zvicres.
çar racista jeni o shqiptare…. ? lereni djalin te luaje ku te doje ete luaje me ke te doje
ky SHAQIRI ne ndeshjen ndaj ARGJENTINES ishte me i miri ne fushe.me i mire edhe se (ainshtajni) i futbollit messi.
Prandaj dhe SHAL-QIR ,Byt..trasta e kaloi Turnin dhe e mundi Argjentinen.
Ti ore mendjelli ,nuk je gje pos nje provokator i ndy…,por do te beje mire qe ti STUDIOJE KOMENTET qe une shkruaj pavaresisht se ty nuk te pelqejne mu per faktin se kane FAKTE te PATUNDESHME .
Shaqua eshte lojtar per te luajtur me porta Hungareze dhe asgje me shume.
Une ja kam lene kohes qe ta provoje profecine time .
Aq e ka ai PH dhe aq do beje ,sepse nuk del dot nga kuadri i tij .
Hajt,hajt ,hekne boren se na mloj ………….