Karlos Dunga përçan Brazilin

22 Korrik 2014, 15:01Sport TEMA

Ai nuk ka humbur kurrë 7-1, në shtëpi.

Dhe, ndoshta nuk do të humbiste kurrë në atë mënyrë.

Por ama ai nuk ka arritur kurrë në gjysmëfinale.

Në Botërorin afrikano-jugor u ndal në çerekfinale, dhe menjëherë më pas u përcoll te dera, ndërkohë që njerëzit mallkonin 4-4-2 shin e tij.

Por, Brazili i post katastrofës do riniset pikërisht nga Karlos Dunga, 51 vjeçar, që e ka drejtuar më parë “Selecaon” nga 2006-ta deri në 2010-n, raporton Sport News.

Karlos Kaetano Bledorn Verri, për të gjithë i njohur thjesht si Dunga, është njeriu i ri për të ringritur një lëvizje futbollistike në krizë. Ndoshta mund të duket si ironike, por Federata Braziliane e Futbollit, është e bindur se aftësitë e tij prej udhëheqësi, por dhe zotësia e tij për t’u azhornuar dhe evoluar, e bëjnë atë kandidatin ideal, ose me të mirin mes atyre që ishin të disponueshëm, përfshirë këtu Titen apo Ramalhon, duke qenë se hipoteza për t’ia besuar “Selecaon” një trajneri të huaj, nuk u mor kurrë në konsideratë me të vërtetë.

Zgjedhja e Dungas, që veç të tjerash ka gjeneruar edhe jo pak kritika në atdhetun e tij, është përkrahur fort nga Gilmar Rinaldi, koordinatori i ri teknik i Kombëtares së Brazilit.

Veç të tjerash, Dunga konsiderohet si njeriu i duhur për ta zhvendosur vëmendjen nga marketingu te stërvitjet.

Sipas shumë kritikëve, në Botërorin e fundit, lojtarët u shpërqëndruan nga sponsorët e shumtë, dhe Neimar në këtë drejtim është shembullor.

Në aspektin tekniko-taktik, Dunga në atdhe është konsideruar gjithmonë më i kujdesëshëm nga sa duhet. Futbolli i tij është paksa i mërzitshëm.

Por, pas 7 golave të pësuar nga Gjermania, brazilianët tani duhet të jenë më të predispozuar në drejtim të mërzisë.

Në aventurën e tij të mëparshme në një nga stolat më të nxehtë të botës, Dunga fitoi 42 nga 60 ndeshjet e luajtura, me 12 barazime dhe 6 disfata, duke fituar një Kupë Amerike në 2007-n dhe një Kupë Konfederatash në 2009.

Asokohë krijoi një grup besnikësh që i çoi deri në Botëror.

Përdori 40 futbollistë, dhe vetëm 4 prej tyre fituan udhëtimin në Afrikën e Jugut pa luajtur më parë të paktën një dyzinë ndeshjesh.

Lojtari më i përdorur nga Karlos ishte Gilberto Silva, (që nuk është ekzaktësisht një talent i shkollës tipike braziliane), i dyti Robinjo dhe i treti Maikon.

Bomberi i tij i preferuar ishte Luis Fabiano, (22 gola në 33 ndeshje me Brazilin).

Të gjithë këta janë futbollistë ende në aktivitet, edhe pse në perëndim të karrierës.

Para thirrjes nga Brazili, flitet se Dunga ishte gati të firmoste për Venezuelën, që për një kohë të gjatë ka qenë hirushja e Amerikës së Jugut.

Pas prezantimit të Dungës, puna do fillojë me grumbullimin e parë në shtator, për ndeshjet kundër Kolumbise dhe Ekuadorit në SHBA, menjëherë përballë Pekerman, një prej trajnerëve që impresionuan në Botëror, por që me “Los Cafeteros” humbi me Brazilin.

4 komente në “Karlos Dunga përçan Brazilin”

  1. M35 says:

    C’fare te bejne keto tani kush i mer tjeter duan rindertim skuadre dhe natyrisht kohe qe zakonisht traineret nuk e kane sidomos te ekipet e medha ku rezultatet priten shpejt

  2. BERTO says:

    per mendimin tim zgjedhja e DUNGES ne drejtimin e selecaos,eshte e drejte per momentin aktual.edhe pse DUNGA nuk eshte nje trajner qe shquhet per loje te bukur,por per momentin nuk i hyn shume ne pune loja e bukur.DUNGA ka per detyre te riformoje skuadren urgjentisht,qe te pakten ne ndeshjet e ardhme ndaj kolumbise dhe ekuadorit te bejne nje paraqitje dinjitoze.

  3. Problemi eshte se “MBISHATRESA EUROPIANE ” akoma nuk eshte lidhur me “NENSHARTESEN BRAZILIANE ” ,ketu qendron problemi .
    Dunga ? ,thjesht nje trajner ordinar ,por do te jete me i mire se Sharlatani qe u Katastrafua nga Brazili ,Scolar KOMINOSHJA .

    1. elinor says:

      Si duket ti Totila paske qene thumb kur e ke shkruar kete koment!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje