Arroganca e Mançester Junaited: Kemi buxhet të pakufizuar për merkaton

21 Korrik 2014, 15:56Sport TEMA

Me kontratën e nënshkruar pak ditë më parë me Adidas, si dhe atë më Chervolet, Mançester Junaited u bë klubi me të ardhurat më të larta në botë.

Dhe, për këtë arsye tashmë nuk ka asnjë limit.

Kjo gjë është pohuar në mënyrë arrogante edhe nga ana e administratorit të deleguar, Voduard.

Sipas tij, “buxheti i Junaited është pa limit. Financiarisht jemi shumë të fortë, kështu që kemi shumë fonde për të shpenzuar”.

Një gjë që dihej në fakt dhe nuk kishte nevojë për konfirmime.

Junaited deri tani ka shpenzuar 70 milion euro për mbrojtësin Shau dhe mesfushorin Herrera.

Por, blerjet e tyre pritet që të pasohen me të tjera.

Vidal, Blind, Humels dhe Kavani janë disa nga objektivat e tjera të Junaited.

Dhe, administratori i deleguar i Junaited bëri me dije se klubi do të plotësojë çdo kërkesë të trajnerit Luis Van Gal.

Tashmë këtij të fundit i mbetet veçse të zgjedhë se cilin lojtar do në ekip.

6 komente në “Arroganca e Mançester Junaited: Kemi buxhet të pakufizuar për merkaton”

  1. BERTO says:

    nuk e kuptoj,se cfare ka per arrogance ketu:nderkohe qe klube si R.MADRID,BARCELONA,BAYERN,PSZH etj jane duke bere shpenzime marramendese!

  2. BillUSA says:

    EXCELLENT! GO, GO MANU!

  3. Pavaresisht shpenzimeve marramendese te klubeve si edhe te M.Unitedit ,une nuk do te beja koment ,por komenti im shkon per ISH-LOJARIN me BURREROR te te Gjitha Koherave ,per BOBY CHARLTONIN .
    Edhe ne ket moshe qe eshte 74-75 vjec Ser CHARLTON rrezaton .
    Mu per kete arsye se i mungojne figura te tilla ANGLISE ajo ka deshtuar qysh nga 1966 !

  4. 006 says:

    Manchester United jo ManÇester Junajtid oooo ignoranta !

  5. u ftofsh ntajare says:

    0 idiot 006 ,injorant dhe jo ignoranta!!!!!po ti mire e ke se gjuha jote esht anglishtja.o katunar prej paskuqani a ka mo te tille cjapa ai ven??

  6. Rule of law! says:

    GLORY GLORY MANUNITED!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje