Prandeli: Baloteli jeton në një botë tjetër

21 Korrik 2014, 14:56Sport TEMA

Mario Baloteli nuk është djalë i keq, por jeton në botën e tij, shumë larg realitetit që e rrethon. Kështu shprehet ish- trajneri i Italisë, Çezare Prandeli, i cili bën edhe psikologun, kur pyetet për lojtarin problematik, ndonëse në përgjithësi flet me nota pozitive për Super Marion:

“Eshtë vërtet një djalë i mirë, por që jeton në një dimension tjetër. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë asgjë. Eshtë vetëm 24 vjeç dhe ka ende mundësinë që të mësojë nga eksperiencat që ka përjetuar”.

I sapoemëruar te Gallatasarai, Prandeli nuk pranoi ta ndajë me askënd përgjegjësinë për dështimin e të kaltërve në Brazil,  ku u larguan që në fazën e grupeve:

“Projekti që kishim nuk funksionoi. Duhet t’i shkaktonim probleme Kosta Rikës me strategjinë tonë, por nuk ia dolëm dot. Përgjegjësia ishte e stafit teknik, i cili dështoi. Pra ishte faji im dhe pikë”.

Për Prandelin, raporton Sport News, problematika në kombëtare nis që në nivelin e klubeve italiane, duke i akuzuar ato si egoiste, që mendojnë vetëm për interesat vetjake:

“Kur Gjermania ishte në vështirësi, pyetjes se cila skuadër ishte më e rëndësishmja, iu përgjigjën kombëtarja dhe jo Bajerni apo Dortmundi. Edhe në Itali, ekipi më i rëndësishëm nuk është Juventusi, Roma, Interi apo Milani, por përfaqësuesja. Shpesh u jam drejtuar klubeve italiane me thirrjen që të investojnë më shumë te të rinjtë, ndërkohë që skuadrat vazhdojnë të jenë të mbushura me futbollistë të huaj”.

Tekniku i Gallatasarai kujtoi se në Serinë A, vetëm 38% e futbollistëve janë italianë dhe konkretisht theksoi Prandelli, te Juventusi 6 nga 11 titullarë janë lojtarë të huaj.

1 komente në “Prandeli: Baloteli jeton në një botë tjetër”

  1. Po,kuptohet se ITALIA do te vuaje ate qe vuajti Spanja per 34 vjet ,mu per faktin se La-liga per keto vite qekurse SPANJA mori per here te pare Kampionatin Europian ne 1964 dhe deri sa mori te dytin ne 2008 ,ishte mbushur me Lojtare te huaj .
    Tani eshte radha e ITALISE ,dhe pas 10 viteve do te jete radha e Gjermanise .
    Si mund ta mbeshteste kombetarja AZURRE ekipin dhe sulmin tek nje bYth-zi i papaergjegjshem ,por qe per ti stopuar instiktet shtazarake ,psikologet dhe doktoret Psikiater ,nuk benin gje tjeter ,pos i shtonin Dozat e Haloperhidrolit .
    Por keta psikiater harronin faktin tjeter se ate qe mund te quhet grinte ,BALOTELLI e kishte vetem fale ketyre Instikteve .
    Por nga ana tjeter mendoj se kur vjen puna qe te perzgjedhesh formacionin e nje kombetarjeje per nje EVENT sic eshte Kupa e Botes,PER mua NJE trajner nuk eshte i mjaftueshem ,por duhet nje mendim me i gjere teknik .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje