Zyrtare, Hames Rodriguez lojtar i Realit

22 Korrik 2014, 15:04Sport TEMA

Real Madridi ka konfirmuar kompletimin e transferimit të Hames Rodriguez nga Monako për 88 milionë euro.

Tashmë gjithçka ka përfunduar dhe ai do të luajë në Santiago Bernabeu nga sezoni i ri.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me “Los Blankos”, deri në verën e vitit 2020.

Hames e ka filluar karrierën profesionale te Envigado, ndërsa ka veshur fanellat e Banfield dhe Porto, para se t’i bashkohej Monakos për 45 milionë euro në sezonin e kaluar.

23-vjeçari është transferimi i dytë i Realit në këtë merkato, pas Toni Kros nga Bajern Mynih.

6 komente në “Zyrtare, Hames Rodriguez lojtar i Realit”

  1. enter says:

    JAMES…….JAMES…….JAMES……..JAMES

    JO

    Hames,

    1. Grenzschutzgruppe 9 (GSG9) says:

      me kurseve komentin ?

      1. M35 says:

        Hames se keshtu e kishte James ishte gabim e korigjoi e ema ne radio gjate nje ndeshje te boterorit.Biri im quhet Hames Rodigues

  2. lili says:

    Ne spanjisht:
    Shkruhet Julio, lexohet Hulio.
    Shkruhet James, lexohet Hames.
    Lili

  3. Le ti urojme Rodriguezit fat ne Madrid ,ne ekipin e Kozmosit .
    Koha do na tregoje se kush ishte dhe kush do te jete Rogriguezi .

  4. drejtesia says:

    pavarsisht emrit eshte lojtar shume i mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje