Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së klubeve të ndryshme evropiane.
Së fundi interesim për yllin kosovar të Zvicrës ka shfaqur Monako.
Siç transmeton KP, klubi i Principatës mendon se Xherdani mund të jetë zëvendësuesi për Hames Rodriguez, i cili do iu bashkua Real Madridit.
Pas Liverpulit, Juventusit, Milanit dhe Romës, në garë për Xherdan Shaqirin ka hyrë edhe skuadra e famshme nga Ligue 1, Monako, raporton Telegraf.
Shaqiri ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere të largohet nga Bavaria, pasi te Bajern Mynih nuk është i kënaqur me aktivizimin e ofruar nga trajneri Pep Guardiola.
FUTBOLLISTI ZVICERJAN XHERDAN SHAQIRI (KORIGJOJENI). Perderisa nuk luan as me kosoven e as me shqiperine mos disiformoni publikun.