Milan: Baloteli qëndron me ne 99.9 %

26 Korrik 2014, 12:12Sport TEMA
Milan: Baloteli qëndron me ne 99.9 %

Drejtori i Milanit Adriano Galliani, ka ripërsëritur qëndrimin se Mario Balotelli nuk do të largohet nga klubi. 23 vjeçari nuk luajti në disfatën e Milanit ndaj Olympiacosit të mërkurën dhe nga mediat u abuzua se ai do të largohej. Por, Galliani ka siguruar se SuperMario nuk do të shkojë askund. “Balotelli kurrë nuk ka kërkuar të shitet. Ai do të qëndrojë te Milani. 100 për qind nuk ekziston në tregun e transferimeve, por them se 99.9 për qind ai qëndron me ne”, tha Galliani.

CHELSEA
Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit legjendar Didier Drogba, duke nënshkruar një kontratë 1 vjecare me londinezët. Pasi qëndroi te Galatasaray, ai tani ishte lojtar i lirë dhe me parametra zero i bindur nga Mourinjo u kthye te Chelsea. Drogba u shpreh tejet i ngazëllyer pas konfirmimit të këtij transferimi. “Dëshira ime për të fituar është ende e njëjtë dhe unë mezi pres që të ndihmoj ekipin. Jam i ngazëllyer për këtë kapitull të karrierës time”, u shpreh Drogba.

MANCHESTER UNITED
Wejn Runi është i etur jo vetëm për trofe këtë vit, por edhe të emërohet kapiteni i ri i Manchester United . Ai është i bindur se ekipi është pretendent për titullin e Premier Ligës këtë sezon. Largimi i Vidiç te Interi këtë verë ka lënë Mancester Junatid pa kapiten. Trajneri Luis van Gaal është duke u menduar për të marrë këtë vendim. Robin van Persi, i cili ishte kapiten i Holandës së drejtuar nga Van Gal në Botërin e Brazilit, është një tjetër konkurrent për kapiten tek Junaitid. “Natyrisht unë do të doja shiritin e kapitenit por është vendimi i menaxherit gjithësesi,” ka thënë Runi.

 

1 komente në “Milan: Baloteli qëndron me ne 99.9 %”

  1. Xhim ziza says:

    Titulli me i sAkte 100% asnje klubi Nuk i Intereson balloteli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje