Iker Kasijas arrin marrëveshje me Arsenalin?

25 Korrik 2014, 14:48Sport TEMA

Iker Kasijas është shumë pranë nënshkrimit për Arsenalin, raporton Sport.

Sipas gazetës spanjolle, portieri i Real Madridit ka arritur marrëveshje personale me klubin anglez.

Kapitenit të “Los Blankos” i është shtuar akoma më shumë konkurrenca në Bernabeu, pas transferimit të Keilor Navas, prandaj dëshiron të largohet.

Arsen Venger e ka kërkuar spanjollin gjatë kësaj merkato dhe në rast se arrihet marrëveshja me Realin, atëherë do ta shohim 33-vjeçarin në Emirates.

Arsenali ka ofruar nëntë milionë euro për portierin, mirëpo “Mbretërit” pritet të kërkojnë më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje