Lotito: Tare nuk do të largohet

26 Korrik 2014, 15:18Sport TEMA

Thellohet distanca mes tifozëve të Lacios dhe drejtuesve bardhekaltër ku bën pjesë edhe drejtori sportiv, Igli Tare.

Çështja “Astori” ka rizgjuar zemërimin e popullit bardhekaltër, pasi mbrojtësi i Kaljarit u transferua te kushërinjtë e urryer të Romës, edhe pse ishte shumë pranë Lacios.

Një situatë aspak komode edhe për drejtuesin shqiptar, që është vënë në qendër të sulmeve, pasi tifozët i kërkojnë të largohet sa më parë për të mos u bërë pjesë e menaxhimit të keq, që sipas tyre po i bën shoqërisë presidenti Klaudio Lotitto.

Është vetë numri 1 i shoqërisë që vendos pikat mbi “I”, duke theksuar se Igli Tare nuk do të largohet:

“Zërat për lamtumirën e Tares janë të gjithë falsë. Ai ka thënë se është gati të përballet me të gjithë kur merkatoja të jetë drejt fundit. Me gjithë respektin që kam për Astorin, ai nuk është Maradona”.

Një qëndrim i qartë nga ana e Lotitos, që del në mbrojtje të drejtorit sportiv.

Në lidhje me forcimin e dukshëm të Romës, kreu i shoqërisë kryeqytetase kërkon të shfryjë tullumbacen verdhekuq:

“Ata nuk kanë fituar asgjë.

Ata kanë një koncept të vjetër për futbollin, sepse në qytetin tonë nuk ka rëndësi kush shkon më afër titullit, por kush e fiton atë”.

Gjatë merkatos së verës, Lacio ka afruar vetëm mbrojtësin serb Dushan Basta dhe mesfushorin e kombëtares së Italisë, Marko Parolo.

Me dështimin e objektivit Astori, tashmë Tare i ka përqëndruar forcat te mbrojtësi portokalli i Fejnoord, De Vrij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje