Atmosfera në shtëpinë e Napolit nuk është aspak e qetë.
Pas ankesës së trajnerit Rafael Benitez për mospërqendrim dhe mosimpenjim të Kajeon, në seancat stërvitore, një episod aspak i këndshëm ndodhi me mesfushorin Valon Behrami, që u largua para kohe nga stërvitja pas një debati që pati me spanjollin.
Momenti i nervozizmit të futbollistit të përfaqësueses së Zvicrës shpjegohet me situatën e paqartë rreth të ardhmes së tij.
Lojtari dëshiron të tranferohet tek Interi, pasi kërkohet me ngulm nga ish-trajneri i tij Valter Maxarri, ndërsa Napoli synon ta shesë tek Hamburgu në Bundesligë, raporton Sport News.
Klubi gjerman e ka shfaqur hapur interesimin për 29-vjeçarin, por e ka konsideruar tepër të lartë çmimin për kartonin e tij.
Një ulje e lehtë e çmimit nga Napoli mund të bindë Hamburgun për të derdhur në arkat e klubit italian deri 7 milionë euro.
Por, në këtë rast nuk duhet anashkaluar dëshira e lojtarit, që vazhdon të bëjë presion për t’iu bashkuar zikaltërve.
Ik mo luaj me bazelin, ti prej zvixrre je.