Futbollisti më i mirë në botë për vitin e kaluar, Kristiano Ronaldo, e ka bërë të qartë se dëshiron akoma trofe me Real Madridin.
Në edicionin e kaluar “Los Blankos” fituan ‘La Deciman’ dhe Kupën e Mbretit, por dështuan në La Liga.
Deri më tani, këtë verë “Mbretërit” kanë bërë dy supertransferime, Hames Rodriguez dhe Toni Kros, ndërsa padyshim që skuadra do të jetë akoma më e fuqishme në sezonin e ri, raporton Telegraf.
“Objektivat e mia para sezonit të ri janë si zakonisht, lufta për të gjitha trofetë dhe angazhimi maksimal në çdo seancë stërvitore.
Dëshira ime është që Reali ta fitojë çdo trofe për të cilin do të garojë.
Klubi ynë, trajneri dhe stafi, bashkëlojtarët e mi të shkëlqyer dhe unë, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që ditë pas dite, javë pas jave, t’u sjellim gëzim tifozëve tanë”, ka thënë portugezi.