E refuzuan Shpresat, Verona blen shqiptarin

29 Korrik 2014, 14:42Sport TEMA

Verona bën atë që nuk ka bërë Kombëtarja U-21 e Shqipërisë. Klubi i Serisë A ka blerë talentin shqiptar Hysen Memolla, i cili do jetë pjesë e ekipit të parë për edicionin e ardhshëm.

Mbrojtësi 22-vjeçar është aktivizuar me skuadrën e Martinës në kategorinë C2 të kampionatit italian, por pavarësisht ligës inferiore, ai ka arritur të tërheqë vëmendjen e mjaft klubeve cilësore.

Pikërisht ditën e djeshme, ka qenë Verona që ka komunikuar blerjen zyrtare të kartonit të lojtarit dhe ka depozituar dokumentet në Federatë, për ta regjistruar si lojtarin më të ri, raporton Panorama Sport.

Talenti do t’i bashkohet menjëherë pjesës tjetër të ekipit, të cilët janë të grumbulluar në fazë përgatitore në Val Ridana, nën urdhrat e trajnerit Andrea Mandorlini.

 Pavarësisht se ka hedhur një hap të rëndësishëm për karrierën, duke u bërë pjesë e një ekipi të Serisë A, duket se Memolla nuk e pati bindur trajnerin Skënder Gega për të qenë pjesë e Kombëtares U-21.

Ai është grumbulluar nga data shtatë, deri më 10 maj të vitit 2012, si pjesë e 29 lojtarëve që grumbulloi dhe vendosi të vëzhgojë nga afër tekniku i Shpresave.

Gjithsesi, duket se nuk arriti të tregojë cilësitë e duhura për t’u bërë pjesë e përfaqësueses.

Tashmë, dy vite më pas, ai fitoi vëmendjen dhe interesin e një prej klubeve më të spikatur në vitet e fundit për zbulimin e talenteve të rinj. Madje, në edicionin e kaluar, Verona arriti të bëjë një paraqitje dinjitoze në Serinë A, duke arritur që në merkaton e kësaj vere të përfitojë shifra shumë të majme nga shitja e talenteve, mes të cilëve Iturbe.

Mbrojtësi shqiptar Memolla është një tjetër emër që i shtohet kategorisë më të lartë të futbollit fqinj, si vazhdë e shumë emrave që janë aktivizuar, por që gjithashtu kanë qenë pjesë e Kombëtares.

 

9 komente në “E refuzuan Shpresat, Verona blen shqiptarin”

  1. Rezi says:

    Urime Memolles….tregohu trajnerave tane qe kane pasur gjithmone nuhatje per talentet….

  2. Viktor hoti says:

    Artikull injorantesh. Krahasimi nuk eshte sot me neser. Para dy vjetesh ai mund te mos kishte te gjitha te dhenat e nevojeshhme dhe nderkohe me stervitje intensive e cilesore ka ardhur ne forme te preferueshme viktor hoti

    1. roberto says:

      Domosdo,qe nuk do ta pranonte Skender Gega ne skuader,perderi sa Memolla pervec TALENTIT SI FUTBOLLIST nuk tregoi se kishte XHEPAT PLOT EURO per te qerasur trajnerin!!!
      Ne Shqiperi futbolli eshte ne duart e matrapazeve e jo specialisteve te futbollit!

  3. vlonjati nga vlora says:

    O tori Po gjate dy vjecarit te fundit Ku i Kane pase syte specialistet e futbollit shqiptar,mire atehere qe s’ishte fati?

  4. iliria shqiptare says:

    Kam nji komshi 85 vjecar qe quhet Arianit, kurse ky 22 vjec e paska emrin hysen.Gopi i semes sa mbrapa kemi ikur.Perkon me vitet vitet demokracise se leshit qe po kthehemi 200 vjet prapa.Ka sa te duash emra te bukur shqiptar,nuk asht nevoja me u qujt cene.

  5. genti says:

    Pervec aftesive fizike,teknike etj etj ky s’duhet te kete pas aftesi monetare! Ketu iu eshte prish gjykimi agjentave te federates apo edhe vete trajnerin. Nuk eshte i kompletuar!
    Plehrat!

  6. UN says:

    Verona nivelin e skenderbeut ka, nuk esht noj gje e rrall, akoma ka shqiptar qe per ç’do gje qe esh e huaj e ndoj shteti tjeter esht e rrall madheshtore dhe e perkryer,ndrroni mentalitet o bashkekombas se ka ekipe te kategoris dyt ne itali qe vetem fudboll nuk quhet ai qe lujn.

  7. Majakovski says:

    Edhe pastaj quheni tradhetar!!! Hysen Memolla i uroj t’ju bashkohet djemve tane qe shkelqyen ne Brazil 2014. Suksese e mos e caj bythen per parazitet shqiptar qe jane xheloz te semure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje