Ouen: Ronaldo, lojtari më i kompletuar në historinë e futbollit

30 Korrik 2014, 15:00Sport TEMA

“Kristiano Ronaldo është futbollisti më i kompletuar i të gjitha kohërave”.

Kështu thotë ish-sulmuesi anglez, Mikael Ouen.

Futbollisti që ka veshur fanellat e Liverpulit, Mançester Junaited dhe Real Madridit, e ka vlerësuar lartë yllin portugez.

“Si lojtar i kompletuar, do të thosha se është ndoshta më i miri i të gjitha kohërave.

Është i shpejtë, shënon gola, luan me të dy këmbët, ka shkathtësi dhe mund të shënojë me kokë.

Po ashtu, ai është i fortë dhe luan në çdo ndeshje, prandaj është i qëndrueshëm. Nuk ka asgjë që nuk mund të bëjë”, ka deklaruar Ouen për Goal.

Faqja sportive Goal.com e shpalli Ronaldon futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar, i cili fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit me Real Madridin, ndërsa shënoi 51 gola për klubin në të gjitha kompeticionet.

8 komente në “Ouen: Ronaldo, lojtari më i kompletuar në historinë e futbollit”

  1. Kris says:

    Vetem ankohet dhe stimulon dhe pastaj qan si goce.

    1. sky says:

      hahahaha Barça fan…

  2. Emigranti Bruksel says:

    Nuk mund te themi se Rronaldo eshte pa diskutim me i miri i te gjitha koherave se jane te tjere ata qe e percaktojne, por eshte sot per sot pa diskutim me i miri i kompletuar me te gjithe elementet qe i duhen nje futbollisti. Mesi? Shume i mire eshte por kame pershtypjen se po te transferohet ne Angli ai atje ngec nuk mundte ti pergjigjet futbollit angleze, mandej atij me vjem keq ta them se ajo eshte fatekeqesi por ai keto kohet e fundit eshte i semure nga organizmi e keni pare si vjelle ne fushe? MANDEJ ATIJ JANE KONSUMUAR KOCKAT NGA DOZAT E teperta qe ka konsumuar PER FORCIMIN E TIJ QE NE MOSHE TE RE NEJSE AI ESHTE PRAP I MIRE i uroje sherim te shpejt

  3. TOMS says:

    Mesi eshte talent i lindur, eshte ne gjendje te beje gjithcka ne fushe. I ka ne perfeksion te gjitha cilesite, eshte gjithashtu nje njeri shume i edukuar dhe i thjeshte. Ai ben shume lehte gjera qe te tjeret, edhe lojtare te mire qofshin, nuk i bejne. Eshte i frikshem dhe nuk duhet harruar asnje cast se te ndeshkon kur se pret. Ka vetem nje te mete: N.q.se i behesh rrodhe, e merzit dhe e ndjek ne cdo hap edhe ne lojen pa top, del nga loja e tij dhe shpesh te zhgenjen. Mund te mbahet vetem me nje strategji te vecante dhe pervec markimit individual, duhet te mbulohet edhe ne zone. Nuk di si ta shpjegoj, por nuk me bind 100% per te thene se eshte me i mire se Pele, Maradona, Krujf, e ndonje tjeter. Ne se do ishte per mua, pelqej me shume futbollin e shpejte, fizik, atletik, lojtare te tipit, Ronaldo, Bejl, Ibrahimovic, Eusebio,Rumenige dhe Gulit dikur, etj, etj. Eshte thjesht ceshtje preferencash.

  4. TON says:

    Po ne boteror cfare pati cr7 ?
    Apo nuk donte vete , se po te doje ky Portugalia del kampione bote , europe dhe universi ….

  5. santiago says:

    OUEN ka thene nje te vertet ,RONALDO per momentin eshte lojtari me i kompletuar dhe per mendimin tim i takon perseri topi i arte .ROBERTO MANCINI ka thene ;
    nqse do lojtar teknik mer MESIN
    nqse do lojtar te fuqishem mer IBRAIMOVIC
    nqse dolojtar te palodhur mer ROUNI
    NQSE DO NJE LOJTAR QE I KA TE GJITHA KETO AI ESHTE KRISTIANO RONALDO

  6. nuri says:

    Mesi nuk ka rival. Kot lodheni, fansa te frustruar te nje futbollisti qe sdo te jete kurre i pari,por vetem i dyti. shikoni deshtimin ne brazil te cr7, qe ta kuptoni raportin mesi-ronaldo.

  7. Emigranti Bruksel says:

    Ishte fjala per Mesin, si futbollist eshte i mire dhe pike. Kete kerkush nuk mund ta kundershtoje. Mirepo ç’dreqin ka me ate evazionin fiskal a thua se nuk i dalin boll te gjitha ato parer qe ka? Por kerkon akoma me vjell si familje sepse ne kete korrupsion eshte edhe babai i tij.Nuk i ka aspak hije Mesit u ba edhe ai si politikanet shqiptyare .Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje