De Biazi: Dëmtimi i Mehës, humbje e madhe

1 Gusht 2014, 14:29Sport TEMA

Dëmtimi i Alban Mehës do t’i prishë shumë punë Kombëtares së Shqipërisë, e cila në muajin shtator nis eliminatoret për “Euro 2016″ që do të mbahet në Francë.

Meha ka debutuar në vitin 2012 për Kombëtaren shqiptare dhe deri më tani ka regjistruar gjashtë paraqitje dhe ka shënuar dy gola.

Ai njihet si specialist i goditjeve të lira.

Për këtë është ndër më të njohurit në Gjermani.

Trajneri Xhani De Biazi deklaroi për “Panorama Sport” se Meha është një humbje e madhe për ndeshjen e parë kundër Portugalisë në transfertë më 7 shtator dhe se është i shqetësuar për gjendjen e repartit të mesfushës.

“U përpoqa të flas vetë me Albanin, por dje ishte e pamundur. Thjesht asistentët e mi kanë diskutuar me përgatitësin atletik të Paderbornit dhe jemi në dijeni të situatës. Jemi të pafat. Kemi humbur të vetmin lojtar në kombëtare që mund të bëjë gol nga 25 metra dhe e kemi humbur para ndeshjes kundër Portugalisë…

Më keq nuk mund të bëhej, duke qenë se edhe Rama me Roshin e Bashën nuk po kalojnë momente të mira, por gjithsesi do të përpiqemi të paraqitemi në mënyrë dinjitoze dhe të kompensojmë një mungesë kaq të rëndësishme”, deklaroi trajneri.

1 komente në “De Biazi: Dëmtimi i Mehës, humbje e madhe”

  1. Cohen says:

    …kjo humbje gezon vecmas De Biazin…qe tani e kemi shfajsimin per deshtiumet qe na presin….ceshtja eshte se me Mehen ose pa Mehen vendin e fundit e kemi te sigurte..dhe ne shpirtin olimpik qe percjell sporti do te dali ndonje nga iluministet e federates te na thote …E Rendesishme eshte te marresh pjese e jo te fitosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje