Kristiano Ronaldo: Mund të kthehem te Junaited

2 Gusht 2014, 15:17Sport TEMA

Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që të kthehet te klubi që e ngriti në karrierë, Mançester Junaited.

Ronaldo fitoi çdo trofe me Mançester Junaited dhe pas largimit nga klubi u spekulua gjithmonë se ai mund të kthehet.

“Mançester Junaited është klubi im i preferuar.

Të gjithë e dinë se kur flas për Real Madridin, kur flas për Mançester Junaited, flas për shtëpitë e mia.

Kur isha 18 vjeç unë iu bashkova klubit, fitova gjithçka, njerëzit më trajtuan si zot dhe natyrisht se në të ardhmen, nuk i dihet. Kush e di.

Më kujtohet kur kam luajtur kundër Junaited në Ligën e Kampionëve. Dashuria e tyre më ka vrarë, isha shumë i lumtur.

Unë kam pasur momente fantastike me këtë klub. Për mua, është një prej klubeve më të mira në botë dhe kam pasion për të.

Me disa lojtarë kam ënde kontakte, sepse kam pasur marrëdhënie të mira. Ishte familja ime e dytë. Unë e dua Mançester Junaited, dhe nëse do të kthehem sërish… në futboll kurrë nuk i dihet”.

Natyrisht, jam i lumtur te Reali, pasi është shtëpia ime, është klubi im. Por, te Junaited më trajtuan në mënyrë të pabesueshme, ndaj kurrë nuk i dihet”, ka deklaruar Ronaldo.

1 komente në “Kristiano Ronaldo: Mund të kthehem te Junaited”

  1. janullatos says:

    shiko…ate gabim mos e bej eeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje