Taulanti: Buskets? Unë jam Xhaka

5 Gusht 2014, 14:52Sport TEMA

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, refuzon të krahasohet me yllin e Barcelonës, Serxhi Buskets, për nivelin që po tregon te Bazeli.

Xhaka, kur krahasohet me futbollistin e njohur të Barcelonës buzëqesh, pasi mendon se kjo është e tepërt.

“Unë jam Taulanti. Unë nuk e krahasoj veten me lojtarët e tjerë”, tha ai për gazetën “Basler Zeitung”, transmeton Sporti1.

Xhaka tha se do të luaj sipas kërkesave që ka trajneri i tij te Bazeli.

Kur ekipi kundërshtar ka topin, Xhaka avancohet në një mesfushor difensiv, nga pozicioni i lojtarit të krahut, duke e bërë atë lojtar me dy role.

Trajneri portugez, Paulo Soza është i kënaqur me lojën e futbollistit të kombëtares shqiptare.

“Ai mund të luaj në disa pozicione, në mënyra të ndryshme. Kjo është shumë e kënaqshme për çfarë ai bën për ekipin”, tha Soza.

1 komente në “Taulanti: Buskets? Unë jam Xhaka”

  1. Altin says:

    Shpirt shqiptari. Respekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje