Befason Partizani, nënshkruan me Emiljano Vilaj

4 Gusht 2014, 18:52Sport TEMA

Goditje e befasishme me të gjitha efektet e një lajmi sensacional të merkatos në vend. Partizani rrëmben Emiljano Vilën.

Klubi i kuq konfirmoi nëpërmjet një komunikate në faqen e tij zyrtare, se mesfushori me tipare sulmuesi ka firmosur kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për vitin pasardhës, duke përforcuar ndjeshëm organikën në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro, raporton Sport News.

Nuk është thjesht koinçidencë që në të njëjtën komunikatë ku bëhet i ditur nënshkrimi me Emiljano Vilën, Partizani fikson zyrtarisht edhe objektivat maksimalë për sezonin e ardhshëm, fitim e të dy trofeve në vend, titullin kampion, si dhe Kupën e Shqipërisë.

Edhe pse termat financiarë nuk bëhen të ditur, padyshim që oferta e të kuqve ka qenë e majme, përderisa kanë arritur që nëpërmjet saj t’ia rrëmbejnë Emiljano Vilën, Kukësit, që e ndiqte prej kohësh 26 vjeçarin.

Mesfushori që në Shqipëri ka luajtur më parë me Teutën dhe Dinamon e ka bërë debutimin e tij si profesionist në skuadrën durrsake, pikërisht në një ndeshje ndaj Partizanit në 26 nëntor të vitit 2006. Emiljano Vila që është pjesë e Kombëtares shqiptare, kthehet në futbollin shqiptar pas ekspereicnës së tij në kampionatin grek me skuadrën e Pas Janina me objektivin për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e misionit për të rikthyer Partizanin te lavdia.

3 komente në “Befason Partizani, nënshkruan me Emiljano Vilaj”

  1. al_man says:

    me kembe te mbare

  2. "BALASHI" says:

    Faleminderit EMILIANO! Na ke gezuar pa mase. SUKSESE. Ajo skuader te tjeterson. Mos kujto se duke u kthyer ne futbollin tone ne Shqiperi do te humbasesh Kombetaren.

  3. Mashtruesi says:

    Ishallah paguhen rrogat ket sezon,per momentin ka vetem byrek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje