Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, ende nuk është i gatshëm që të tërhiqet nga loja e futbollit.
Sulmuesi 39-vjeçar për herë të fundit në një ndeshje zyrtare ka luajtur në muajin prill për Sidnein, klub me të cilin e ka ndërprerë kontratën.
Mirëpo ai është kthyer në Australi dhe do të jetë kapiten i ndeshjes miqësore ndërmjet yjeve të A-League kundër Juventusit.
Është pritur që ndeshja kundër ish-klubit të tij të ishte e fundit në karrierën e veteranit, por ai dëshiron të luajë së paku edhe një vit.
“Nuk mendoj ende të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Mund të jetë ndeshja ime e fundit në Australi, por unë planifikoj të luaj ende.
Tani duhet të vendos më të mirën për mua në bazë të ofertave që kam, por unë dua të luaj.
Nuk ka asgjë konkrete, prandaj nuk mund t’ju them asgjë më shumë në këtë moment.
Mendoj se jam në formë të mirë për të luajtur edhe për një vit dhe ky është plani im”, ka deklaruar Del Piero.
lidheni kete. se do kerkoje te luaje edhe me kombetaren.