Roben: Dua t’i jap Bajernit një tjetër Champions

4 Gusht 2014, 15:14Sport TEMA

Arjen Roben rrëfen ëndrrën e madhe, të cilën dëshiron ta bëjë realitet para se të mbyllë karrierën.

Holandezi kërkon t’i japë Bajernit të Mynihut një tjetër trofe në Champions League, ashtu siç bëri në finalen e vitit 2013 në “Uembli”, ku shënoi golin e triumfit kundër Dortmundit, raporton Sport News.

Pas këtij suksesi, bavarezët u panë si favoritë për ta fituar sërish kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë, por u shpartalluan nga Reali i Madridit në gjysmëfinalet e sezonit të fundit.

Me këtë disfatë në mendje, Roben tani ndihet edhe më i motivuar për ta udhëhequr Bajernin sërish drejt majës së kontinentit:

“Sigurisht që dua ta fitoj përsëri trofeun e Champions League.

Eshtë ky objektivi më i rëndësishëm që kam në karrierë.

Shpresoj që të jem në formë ashtu si në sezonin e fundit dhe ndoshta mund të përmirësohem në disa aspekte.

Dua të arrij gjëra të mëdha me Bajernin.

Jam ende i uritur për të tjerë tituj”, tha ai.

Më tej, Roben foli me fjalë inkurajuese për shokun e skuadrës, Holger Badshtuber, i cili është rikthyer së fundi në fushë, pas një mungese të gjatë nga dëmtimi në gju:

“Jam jashtë mase i lumtur që Holger më në fund është sërish mes nesh. Ai është një djalë shumë i mirë dhe një shok i vërtetë. Pas kaq shumë vuajtjesh e meriton plotësisht rikthimin në lojë”.

Takimin e fundit zyrtar me Bajernin, Badshtuber e ka luajtur në dhjetor 2012.

Që atëherë, mbrojtësi 25-vjeçar nuk ka mundur t’i ndahet kalvarit të vuajtjeve.

3 komente në “Roben: Dua t’i jap Bajernit një tjetër Champions”

  1. hashimi says:

    Ti miku ime ki kujdes se mos var kepucet ne gozhde se ato kaviljet se i ke si prej xami po te jesh mir me shendet fol pastaj

  2. enter says:

    Enderro, Roben, enderro!!!

  3. ztst says:

    Tani qe do lozi Del Piero,veshtire e ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje