Zllatan Ibrahimoviç dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain për t’u rikthyer te Juventusi, bën të ditur ish-trajneri i tij.
32-vjeçari fitoi dy tituj të Ligue 1 me PSG-në, duke shkëlqyer në të dyja sezonet, por vazhdimisht është lidhur me një rikthim në Itali.
Stefan Hanson, i cili e kishte stërvitur lojtarin kur ai ishte te Malmo, thotë se sulmuesi dëshiron të rikthehet në Serie A vitin e ardhshëm dhe se dëshira e tij është të rikthehet te kampionët e Italisë.
“Ai ishte i ri dhe i çmendur, tani ai është po aq i çmendur”, ka thënë trajneri suedez për “La Gazzetta dello Sport”.
“Ne kemi biseduar me Skype disa ditë më parë dhe ai më tha se do të dëshironte të rikthehet te Juventusi. Nëse jo këtë vit, atëherë tjetrin. Por, nuk është çështje parash”, ka shtuar ai.