Pas bisedës që bëri gazeta “Zëri” me futbollistin serb të Dritës së Gjilanit, Aleksandar Soshiç, mediet serbe kanë nisur të merren me te, por në të njëjtën kohë edhe të shkruajnë gjëra të pavërteta.
Vendimi i Soshiç që të luaj për një skuadër shqiptare dhe deklarata e tij së është i gatshëm ta pranojë ftesën e trajnerit Alber Bunjaku për të luajtur me Kosovën, i ka irituar mediet serbe, të cilat e kritikojnë futbollistin, duke ndikuar në masë të madhe edhe tek lexuesit.
Që në fillim, gazeta “Kurir” thotë se “Zëri” më në fund e ka gjetur një futbollist serb, i cili ka pranuar të luaj për përfaqësuesen e Kosovës.
Ndonëse futbollisti dhe babai i tij ishin tejet korrektë dhe nuk hezituan fare të bisedojnë për “Zëri”, “Kurir” thotë se babai i Aleksandrit ka qenë shumë i nervozuar për shkak të bisedës.
Në fakt, babai i tij është kontaktuar më pare dhe ai e ka sugjeruar birin e vet që të bisedojë me “Zërin”.
Shkrimi ka zgjuar kërshëri të madhe në opinionin në Serbi, kështu që numri i komenteve është i madh për futbollistin 19 vjeçar.
Ato janë nga më të ndryshmet, por një pjesë e madhe e tyre merren me politikën ditore serbe.
Shumica prej tyre e kritikojnë, duke thënë se ai është njëri nga tradhtart e popullit serb, por ka edhe të tillë të cilët e kanë pëlqyer veprimin e futbollistit.
“Kuri” merret edhe me Fadil Vokrrin, duke thënë se ai i ka ofenduar futbollistët serb pasi thirrjes që u ka bërë për të veshur fanellën e përfaqësuese së Kosovës.
pune korraksh pune serbesh..lere djalin te shfaqe talentin
Kerkojini miqesine ne FB!
nuk e pelqejne ndyresirat nacionaliste te serbise. dicka e ngjashme me ndyresirat nacionaliste ketu.
ketij bjondit srb,pa tjeter ja kane bo koken kosovaret,srbt jane cigan t’zi