Vetvritet personi i dyshuar për vjedhjen e kartelës së Schumacher

6 Gusht 2014, 20:06Sport TEMA

Njeriu që dyshohej se kishte vjedhur kartelën mjekësore të Michael Schumacher është vetëvarur në qeli në Zyrih. Lajmi bëhet i ditur në edicionin online të të përditëshmes gjermane “Bild”, duke iu referuar informacioneve që i janë dhënë nga policia e kantonit të qytetit zviceran. Personi në fjalë ishte arrestuar të martën. Të mërkurën në mëngjes, trupi i tij u gjet në qeli pa jetë.

Në fund të qershorit, mediave të ndryshme europiane iu ishin ofruar dokumente që kishin dalë nga kartela mjekësore e Schumacher. Për shitjen e materialit që ishte siguruar në mënyrë të paligjshme ishin kërkuar 50 mijë euro. Asnjë media nuk bëri të ditur nëse kishte ofruar para dhe materialet nuk u publikuan. Schumacher, viktimë e një aksidenti të rënë me ski mbi borën e Meribel në Francë në 29 Dhjetorin e vitit të kaluar, qëndroi i shtruar deri në Qershor në spitalin e Grenoble, para se të transferohej në klinikën universitare të Lozanës ku gjendet edhe tani.

3 komente në “Vetvritet personi i dyshuar për vjedhjen e kartelës së Schumacher”

  1. ferero says:

    …ne asnje menyre shoke dhe shoqe kjo nuk eshte e vertete…keta jane kopjime te vrasjeve qe bente xhaxhi enver me shoke si stalini, mao e te tjere…ja qe nuk besojme se kjo qe nje vetevarje dhe jo nje vetevrasje ose me mire thene nuk qe vetevdekje, por ashtu sic e do njeriu dhe mediet ketyre koheve….mbyte dhe thuaj ishte varur me carcaf…gjepura

    1. shqiptari says:

      te lumte! Na ndrite (ferrero jo ferero).

  2. Xhepeto says:

    …dhente zoti nuk e degjon Fullani kete lajm se do te na beje ndonje te pabere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje