Gonzalo Higuain ka pranuar se Lionel Mesi ishte përpjekur ta bindë atë t’i bashkohet Barcelonës, por ka thënë se më mirë është që Mesi të vijë te Napoli.
“A desha të shkoj te Barcelona? Gjithmonë kam thënë të vërtetën dhe ajo është se doja të mendoja vetëm për Kupën e Botës dhe pastaj të rikthehesha te Napoli.
Ndaj qëndrova i qetë dhe nuk kisha pse të frikësohesha, pasi nuk kishte asgjë për të komentuar.
Mesi më ka thënë disa gjëra dhe unë vetëm mund të jem ngazëllyer nga to. Besoj se çdo lojtar do të dëshironte të luajë krahas një kampioni si ai, por kjo nuk do të thotë se unë kam dashur të largohem.
Por, nëse Mesi vjen te Napoli, kjo do të ishte mrekulli”, ka thënë sulmuesi për “La Gazzetta dello Sport”, transmeton Telegraf.