Rumenige: Kemi refuzuar disa oferta për Shaqirin

7 Gusht 2014, 15:02Sport TEMA

Bajerni i Mynihut nuk ka ndër mend të privohet nga Xherdan Shaqiri.

Shefi ekzekutiv i shoqërisë bavareze, Karl-Heinz Rumenige, bëri të ditur se kampionët e Gjermanisë kanë refuzuar ofertat nga Anglia dhe Italia për mesfushorin me tipare sulmuese.

Futbollisti me origjinë shqiptare e nisi në vetëm 10 ndeshje si titullar në Bundesliga sezonin e kaluar, e megjithatë shënoi 6 gola, për të udhëhequr më pas Zvicrën në fushatën e Botërorit brazilian këtë verë, raporton Sport News.

Shaqiri është përfolur së tepërmi për një transferim të mundshëm te Liverpuli, me Juventusin dhe Romën që gjithashtu janë përfolur se kanë bërë oferta për 22 vjeçarin.

Rumenige konfirmoi se ka patur shumë interes në drejtim të futbollistit nga Gjilani, por insistoi se Shaqiri mbetet shumë i çmuar për planet e Pep Guardiolës për skuadrën e parë:

“Kemi patur oferta të ndryshme nga skuadra angleze dhe italiane, por unë kurrë nuk kam biseduar, pasi ne jemi të bindur se Shaqiri do të bëjë goxha karrierë me ne.

Ai duhet të qëndrojë i shëndetshëm, trajneri është i bindur prej tij”, deklaroi Rumenige në faqen zyrtare të Bajernit.

Rumenige gjithashtu konfirmoi transferimin e Pepe Reinas në “Allianz Arena”, ndërsa u përpoq të ulë dhe tensionin pas irritimit që shfaqën ndaj tij drejtuesit e Borusias së Dortmundit, duke vënë në dukje harmoninë që shfaqën lojtarët e Bajernit dhe verdhezinjtë në kombëtaren gjermane në Botërorin brazilian me fjalët:

“Një miqësi u forcua mes lojtarëve në Kupën e Botës dhe kjo është diçka e mirë. Ne jemi konkurrentë, të dy klubet duan të luftojnë për titullin kampion, por ne kemi respekt për njëri-tjetrin, s’ka diskutim”.

1 komente në “Rumenige: Kemi refuzuar disa oferta për Shaqirin”

  1. vlonjat says:

    …e pame ne boteror qe ishte si flake kashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje