Partizani sulmon De Biazin: Nuk mund të përbaltësh historinë e këtij klubi të lavdishëm

7 Gusht 2014, 14:48Sport TEMA

Trajneri i kombëtares, De Biazi, e ka konsideruar si të gabuar rikthimin e Emiljano Vilës në kampionatin shqiptar. Duke folur për “Panorama Sport”, tekniku italian ka nënvizuar mes të tjerash:

“Një lojtar si Vila, me moshën që ka, mendoj se ka gabuar duke u rikthyer në Superioren e Shqipërisë”.

Ky qëndrim ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të klubit të kuq, i cili përmes një deklarate për shtyp ka replikuar me trajnerin e kombëtares kuqezi:

Duke marrë shkas nga një prononcim i i trajnerit të ekipit tonë përfaqësues, Xhiani De Biazi, dhënë për një nga mediat e shkruara sportive sot, nëpërmjet të cilës e konsideron zgjedhje të gabuar kalimin e Emiljano Vilës te Partizani, klubi reagon me këtë deklarate për shtyp:

Klubi i Futbollit Partizani kërkon t’i kujtojë trajnerit De Biazi se Partizani është një skuadër me një reputacion dhe histori të lavdishme jo vetëm në arenën kombëtare, por edhe në atë ndërkombëtare, në krahasim me klubin grek të Pass Janina.

Trajneri i ekipit tonë përfaqësues përpara se ta konsiderojë një hap prapa trasferimin e Vilës te 15 herë kampionët e Shqipërisë duhet të lexojë më shumë rreth historisë dhe trofeve të klubit tonë.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për klubin tjetër të kryeqytetit, Tiranën, ku në gjirin e saj këtë sezon kanë zgjedhur të vijojnë karrierën e tyre sportive Curri, Bakaj dhe Ervin Bulku, pjesëtarë të ekipit përfaqësues, pa harruar edhe Kristi Vangjelin te kampionët e Skëndërbeut. Ç’mund të thoni për Bakajn, Vangjelin, Sabien Lilajn, Tefik Osmanin apo Cikalleshin, të cilët pothuajse kanë një moshe me Vilën.

Zoti De Biazi, ju garantojmë se tek Partizani, Vila do të jetë në qendër të vëmendjes dhe jo si disa lojtarë të ekipit tonë përfaqësues që publiku nuk ua di akoma emrin. Zoti De Biazi, përse zgjedhjen e Vilës (kalimin te Partizani) e konsideroni një hap prapa?!!! Si do ta komentonit zgjedhjen tuaj në krye të ekipit tonë përfaqësues, një hap prapa, apo një hap përpara në karrierën tuaj?!!!

Ardhjen e lojtarëve si Vila, Curri, Bakaj, Ervin Bulku, Vangjeli etj. ne e konsiderojmë si një mundësi mjaft pozitive për të rritur nivelin e kampionatit shqiptar. Më mirë për ju do të ishte të përqëndroheni maksimalisht në dy ndeshjet e para eliminatore që po afrojnë, të cilat publiku shqiptar po i pret me padurim, se sa të ndaleni në emra të veçantë lojtarësh dhe me zgjedhjet që ata bëjnë në këtë merkato vere”, thuhet në reagimin e Partizanit.

Në intervistën rreth situatës aktuale të kombëtares dhe përgatitjeve të tij për fushatën kualifikuese në grup për “Euro 2016″, De Biazi iu përgjigj në këtë mënyrë pyetjeve që ngërthenin kthimin e disa kuqezinjve në kampionatin shqiptar:

Unë nuk kam asgjë kundër kampionatit shqiptar, por për nivelin që ka, mendoj se një lojtar duhet që më mirë të luajë jashtë, në një kampionat më të mirë, ndaj në këtë kontekst, mendoj se Vila ka bërë hapa prapa. 

Unë mund të kuptoj lëvizjen e Ervin Bulkut, i cili pasi ka bërë një karrierë për disa vite jashtë, në një moshë të caktuar, sakundër është ai aktualisht, mund të vijë në Shqipëri dhe të luajë rregullisht, por jo një lojtar si Vila me atë moshë që ka. Mendoj se ka gabuar”.

 

8 komente në “Partizani sulmon De Biazin: Nuk mund të përbaltësh historinë e këtij klubi të lavdishëm”

  1. at says:

    Si shqiptare qe jemi kemi mangesi te theksuara ne replike.
    Edhe kur mund te kemi te drejte ne ato qe themi, menyra e replikes tone ben te duket sikur themi gjera te gabuara!

    1. bimi says:

      Bulku beri shume mire qe u kthye ne kampionatin shqiptar. Ketu mund te beje disa gjera qe nuk behen ne Greqi:

      1. Te pije duhan dhe raki sipas deshires

      2. Te vije, te ike apo edhe te mos vije fare ne stervitje sepse “helbete, eshte lojtar i kombetares”

      3. Te vere skedina apo loto dhe, me pas, te beje apo te lere gola sipas rezultatit te vene

      e shume ynere te tjera te ngjashme. De Biazi i gjore nuk ka faj. Kur edhe Rusia e Fabio Kapelos nuk beri hajr me lojtare nga kampionati rus, jo te beje hajr De Biazi me lojtare nga kampionati shqiptar…

  2. gregory.uk says:

    Na pelqen apo jo de biasi ka te drejte per sa I perket viles. Te gjithe e dime nivelin e kampionatit shqipetar por kur na e thote nje I huaj nuk na vjen mire. Kjo per nje lojtar klasi si vila eshte me te vertete nje ulje ne shkallen e karrieres por per kampiobatin shqiptar eshte nje fitore se duke u kthyer te tille futbolliste niveli I kampionatit tone do vije duke u ritur dhe pse jo te na jape ato emocionet e dikurshme kur partizani dinamo tirana flamurtari etj na benin te ndjeheshim krenar ne arenen nderkombetare, kur futbollistet luanin per fanellen dhe jo per para.

  3. Klajdi says:

    Ne vazhdojme te mendojme qe jemi qendra e Botes mentaliteti i kohes se shkuar ku Partizani dhe Dinamo benin ligjin.Xhani De Biazi ka vetem nje opinion te vetin sepse niveli kampionatit shqiptar eshte ku e ku me nivelin e Grekut prandaj kthimi ne kete kampionat i Viles eshte nje hap prapa ne karrieren e vet lojtarit.Fundja eshte mendimi i tij,kurse replika e drejtuesve te Partizanit eshte pak te quhet patetike,ne kampionatin tone e mund te flasesh disi por te thuash per suksese ne arenen nderkombetare me duket nje trapllik a thua se Partizani ka fituar nja tre champions a super kupa evropes e plot gjera te tjera.Partizani realisht mund te kete kaluar ndonje tur ne kupate Evropes rralle shume rralle,ose mund te kete fituar ndonje kupe ballkanike asgje me shume.Dhe sivjet e them me bindje jo kampionat qe nuk fiton ne vend por trajneri Shpetim Duro se kap dimrin ishalla gabohem. ciao.

  4. dritan says:

    Sigurisht qe ka te drejte De Biazi.
    Reagimi i Partizanit eshte i tipit “Pse m’shef ne sy?!”

  5. "BALASHI" says:

    Trajneri yne i kombtares edhe per kulture, edhe per diplomaci nuk duhet ta thoshte. Jo se kampionati yne nuk eshte ne nivel medioker, por duhet ta kurajonte e jo denigronte Vilen. Vila nje lojtar punetor shume i mire. Trajneri prap do ta therrase. Ai ka thirrur nga kampionati yne pa luajtur asnje dite jashe e jo me Vilen. Ai ne vend te therrase nje portjer te ri te prespektives si rezerve te Berishes therret 38 vjeçarin shume te nderuar Shehi. Xhani e firmosi kontraten. 2 vjet tani i ka te sigurta. Pas kesaj ai e di qe nuk do rinovoje e siç duket ka filluar numurat… Sa i prrket “Partizanit” eshte padyshim e vetmja skuader me trofe nderkombetar. Trajneri Duro eshte me i afti e me i miri ne qarkullim…

  6. tironsi says:

    futbolli shqipetar duhet te prezantohet me futbolliste shqipetar qe flasin shqip e ndjehen shqipetar,,, mir do te ishte edhe te luanin ne shqiperi,, fundja perse ato euro ti merte ndonje serb , malazez,kroat apo ndonje tjeter. duke ardhur keto edhe kampjonati shqiptar behet me interesant dhe me me kualtet xxxxxxxxxxxxforca partizoooonnniiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  7. tanit says:

    Per Shqiperine Partizani i Panajot Panos ka qene vertet,por ne europe ka qene zero,ashtu si jemi edhe tani.
    Sa per Vilen, Bakaj dhe Bulku, them se jane lojtar qe karieren e tyre e kane mbaruar per kombetaren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje