Futbolli i verës në Kategorinë Superiore ka arritur kulmin.
Pavarësisht se skuadrat kanë zbritur në fushë në ndeshje miqësore, apo edhe me përfaqësime dinjitoze në arenën europiane, ajo që bie në sy është merkato e ekipeve të elitës së futbollit tonë.
Pavarësisht se vijojnë të jenë aktive në merkato me emra dhe tratativa ende të papërfunduara mund të themi që këtë vit kemi një bum lëvizjesh.
Kjo, jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi, raporton Sport News.
2 javë përpara fillimit të kampionatit janë kryer 88 lëvizje në hyrje dhe 87 në dalje, pavarësisht se në Federatë ende nuk janë depozituar listat e futbollistëve të federuar.
Por, mbi të gjitha është rritur ndjeshëm cilësia e afrimeve në skuadrat e kampionatit.
Skëndërbeu për momentin ka kryer pak lëvizje krahasuar me rivalët për titull, por afrimet kanë qënë tejet cilësore.
Dy futbollistë kontigjent të përfaqësueses shqiptare janë afruar tek ujqërit e dëborës, Kristi Vangjeli dhe Tefik Osmani, duke i shtuar edhe më shumë vlerat grupit që për 4 sezone radhazi u shpall kampion i vendit. Super goditje ka bërë edhe Partizani, që me afrimin e Emiliano Vilës i shton akoma më shumë vlerat sezonit të ri dhe deri në përfundim të merkatos mund të ketë të tjera të reja tek të “kuqtë” e kryeqytetit.
Edhe Flamurtari është përforcuar ndjeshëm në këtë aspekt, pasi në gjirin e vet ka dy futbollistë që qëndrojnë në rrethin e kombëtares shqiptare, Gjergji Muzaka dhe Gilman LIka, të cilëve i është shtuar dhe ish- sulmuesi i kombëtares gjeorgjiane, Nikoloz Gelashvili.
Titullin kampion të merkatos e meriton padiskutim Tirana, që ka afruar në ekip tre futbollistë të kombëtares, dy prej të cilave janë ende pjesë e formacionit të De BiaZit, Debatik Curri dhe Ervin Bulku, si dhe Elis Bakaj, që prej disa kohësh i ka munguar kuqezinjve.
24 herë kampionët kompletohen me ndërkombëtarët e tjerë në skuadër, si Mario Morina i 21-vjecarëve dhe Selemani Ndikumana apo Medie Kagere, futbollistë të kombëtareve të Burundit dhe Ruandës.
Përsa i përket merkatos në shifra, për momentin rekordin e afrimeve e mbajnë Teuta dhe Tirana me 13 lojtarë të rinj, ndërsa për largimet është Partizani, që vendos rekordin me 17 futbollistë të larguar.
Duke parë skemën me 10 skuadra dhe 4 faza, por mbi të gjitha afrimet cilësore në kampionatin shqiptar, sezoni i ri parashikohet të jetë më i luftuar, por mbi të gjitha më spektakolari i viteve të fundit.
Kjo, falë cilësive të futbollistëve pjesëmarrës në të.
asnje nuk ka kumentuar! te dhjefsha mu ne nnivelin e futbollit qe kemi.