Barcelona ka arritur marrëveshje në vlerën e 15 milionë paundve me Arsenalin, për të nënshkruar me mbrojtësin e qendrës Thomas Vermaelen.
Edhe Manchester United ishte në garë për belgun, por Arsene Wenger tha se ai nuk dëshiron t’ia shesë lojtarin ndonjë rivali, raporton Telegraf.
Besohet se United i ka dhënë fund interesimit kur Arsenali kishte kërkuar që në marrëveshje të përfshihet ndonjë lojtar i “Djajve të Kuq”.
“Ideale do të ishte ta shesim atë jashtë dhe ky është një opsion për ne”, kishte thënë Wenger.
Belgu mund të kompletojë transferimin e tij në Camp Nou gjatë uikendit, edhe pse ende nuk ka arritur marrëveshje për kushtet me skuadrën spanjolle.
Nëse marrëveshja kompletohet, Vermaelen do të jetë përforcimi i dytë i Barcelonës në repartin e mbrojtës këtë verë.
Blaugranët muajin e kaluar konfirmuan nënshkrimin me mbrojtësin e Valencias, Jeremy Mathieu, për 20 milionë euro.