Ndryshe nga vitet e tjera, Superliga shqiptare këtë sezon pritet që të jetë shumë herë më konkurruese dhe e bukur.
Kjo, falë investimeve të shumta që kanë ndërrmarrë këtë vit disa ekipe, duke nisur nga Tirana, Partizani, Skënderbeu, Kukësi dhe Flamurtari.
Si rrallë herë, këto ekipe kanë afruar në gjirin e tyre këtë sezon edhe lojtarë të kombëtares shqiptare.
Partizani ka marrë Emiljano Vilën, Tirana Elis Bakajn, Ervin Bulkun e Debatik Currin, Skënderbeu Kristi Vangjelin, ndërkohë që në Superligë luajnë edhe lojtarë të tjerë që grumbullohen me kombëtaren, si Hair Zeqiri, Gilman Lika, Orges Shehi, Renato Arapi, Gjergji Muzaka, Franc Veliu etj.
Për fat, këtë vit në Shqipëri kanë ardhur edhe investitorë të huaj.
Flamurtari është marrë nën administrim nga një kompani turke, që po investon shumë, ndërkohë që Vllaznia është marrë nën administrim nga një kompani zviceriane.
Partizani dhe Tirana ndërkohë kanë mbështetje të fuqishme nga biznesmenë të suksesshëm si Gaz Demi e Refik Halili.
Pra, duket se këtë vit Superliga do të ketë një rritje të ndjeshme në cilësi dhe në konkurencë.
Por, çuditërisht trajneri i kombëtares, Xhan De Biazi, ka kërkuar nga lojtarët e kombëtares që të mos luajnë në Superligën shqiptare.
Sipas tij, ky është një hap prapa në karrierën e tyre.
Ai i është referuar sidomos rastit të Emiljano Vilës, që ka kaluar nga një ekip modest si Pas Janina, tek Partizani.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të ekipit kryeqytetas.
Është e vërtetë që kampionati shqiptar ka probleme, por me ardhjen e lojtarëve të tillë dhe me investimet që po bëhen, cilësia e tij mund të rritet shumë shpejt.
Dhe, mund të bëhet një kampionat konkurrues, si ato të rajonit.
Trajneri i kombëtares, në vend që ta nxisë këtë gjë, dekurajon lojtarët për t’u aktivizuar në Superligë.
Sipas De Biazit, më mirë është të luash në një ekip modest si Pas Janina, apo në ligat amatore të Italisë, se sa në Superligën shqiptare.
Kjo është një fyerje që ai i bën futbollit shqiptar, por është edhe një presion për lojtarët e kombëtares që të mos luajnë në Superligë, ndryshe thirrja e tyre në kombëtare do të jetë e vështirë.
Në logjikën e tij De Biazi ka të drejtë, pasi ai interesohet vetëm për të tashmen, por ardhja e lojtarëve të kombëtares në kampionatin shqiptar mund t’i japë një hov të ri futbollit shqiptar.
Do të rritet konurrenca, bukuria, stadiumet do të mbushen, ekipet do të kenë fitime dhe do të investojnë më shumë. Kjo mund të sjellë edhe paraqitje shumë më të mira në Europë dhe për më tepër edhe më shumë fitime, të cilat më pas mund të ndikojnë për krijimin e futbollistëve më cilësorë në Shqipëri.
Pra, afrimi i këtyre lojtarëve mund të ketë një ndikim zinxhir për të ardhmen e futbollit shqiptar.
Por, De Biazi ka një kontratë të përkoshme dhe natyrisht që nuk është se mund të mendojë përtej kontratës së tij dy vjeçare.
u qifja kampionatin shqiptar dhe vilen dhe bakajn bashke.
ka te drejte sado qe te investojne cope cope do jete serisht kampionati
http://bit.do/format-seksi-te-Genta-Ismailit
pse keshtu more MAKAROV?,ishte skenderbeu i kampionatit shqiptar qe kaloi tre raunde dhe per pak sa nuk kaloi ne champion league(liga e kampioneve),apo jo mor makarov-antishqiptar.un jetoj ne amsterdam qe prej 8 vjetesh,por shqiperine e dua
Ka shume te drejte de biazi. ketu ska as stadiume, as fusha, as publik normal. ketu cdo ndeshje eshte nje cirk i rrezkshem ku rrihen njerezit neper shkalle, rrihen arbitrat dhe lojtaret me njeri-tjetrin.per te mos folur per klubet, qe drejtohen nga presidente vrases e trafikante drogash.
Lajm i fundit ketej nga Gjermania:
Ilir Azemi, futbollisti shqiptar, lojtar i Greuther Fürth ne ligen e dyte gjermane eshte ne gjendje kritike per jeten!
Dje, te Ejten ne mengjes pati nje aksident me makinen e tije ku, iu shkaktua shtypje e gjoksit dhe thyrje e disa brinjeve. Tani gjendet ne gjendje kome. ?
I uroj shpetim te jetes dhe sherim te shpejte!
De Biazi ka arsye qe qendrojne dhe sigurisht ai mendon dhe eshte pergjegjes per ekipin kombetar. Ne ekipin kombetar lojtaret individualisht duhet te kalojne ne nje nivel me te larte profesionalisht qe edhe ekipi te ngrihet ne nje nivel tjeter. Ai e njeh kampionatin tone si eshte sot dhe jo si do te jete neser. Ekipet tek ne nuk jane ne nivelin e duhur dhe kampionati eshte reflektim i tyre. Nese ekipet duan qe te ngrihen me larte kane veshtiresi, si ne cdo vend, dhe duhet te perballohen edhe me keto veshtiresi.
Nuk ka asgje asgje ofenduese apo shqehtesuese. Futbollit tone i duhen sportiste te nje niveli me te larte, trainere dhe me shume rendesi drejtues, ku duhet te investohet ne menyren e duhur. Ka shume mangesi dhe keto I dime ne dhe De Biazi qe me te drejte shqehtesohet nga nje prej futbollisteve te tij.
Kur te mbushen stadiumet ne Tirane ne cdo ndeshje atehere duhet te kemi kaluar ne nje nivel te ri kampionati.
Ore gazetari! Ku jeton ti?
Cilet jane keta biznesmenet e suksesshem. Keta qe jane marre me kontrabande dhe me droge?? Keta hyjne ne dhomat e xhveshjes, dhe duke qene vete ca skilepeca, rrahin futbollistet, sepse i mbajne me rroge.
Shesin ndeshjet.
Investime te medha paskan bere.
Duhet te ngreme zerin te gjithe kunder grabitjes se futbollit nga mobet shqipetare.
Fillo na lavdero edhe ate Guvernatorin e FSHF-se, Mullah Armando Ben Laden Duka.
Shume dakort me ty. Futbolli shqiptar vuan se pari per infratrukture, nuk ka ekipe zinxhir, nuk ka investitore serioz qe kane nje plan afatgjate per zhvillimin e klubeve, !federata eshte nje bande te korruptuarish, nuk ka fusha per te luajtur dhe lojtaret kane nivelin e liges se trete ne Itali.
Mendojne vetem te jeune tek très hi,per me suit ndeshjet nderkombtare pastaj keto ‘pisnesman’ se per stadium,e per dashuri te footballit,munden me investuar edhe pa ekip! Cdo fushe football ka nevoje per investi sot ,pse nuk investojne pra?
DeBiazi eshte nje trainier i pa afte dhe ne rrastin konkret edhe mos mirenjohes ndaj Don Dukes. Por ne fakt kampionati shqiptar i futbollit eshte kampionat boksi,karateje,qitje,kumari e shume gjera te tjera vetem kampionat futbolli nuk eshte.
Super liga e fshatrave.vetem futboll nuk luhet, mire e ka De Biazi asnje nga kampionati QE ESHTE me poshte se dilettantet
Trajner mediatik dhe ndeshjesh miqsore , me i pa afi qe ka pase ndonjehere komtarja .
po mjafton te shikosh stadiumet dhe e kupton ku je , jo shkallet e stadiumit po terrenet fushat , qe po ti shohin expertet do lemerisen , dhe mos harroni qe ne spanje fushen e san siros e quajen fushe patatesh.
dhe fajin e paska de biazi .
Kampionat futbolli si shteti shqiptar ne keto 20 vite…komplet rrumpalle!
Gazetari te merret me ceshtje te tjera si shendetesia punesimi se populli nuk ka breke dhe jo me te merret me biznesmen te sukseshem..
Me sa duket ne nuk e pranojme te verteten,duam hipokrizi,se keshtu jemi mesuar.Ai thote nje te vertete te hidhur.Ai nuk ju referua Partizanit por nivelit te kampjonatit shqiptar per te cilin jemi te gjithe te bindur se ku eshte.Te jeni te sigurte se edhe te ardhurit e rinj do te bien po ne kete nivel,duke patur parasysh menyren e pregatitjes,allish verishet e ndeshjeve etj.etj.
o debiaz,,,,,, kur luajte me ato qe sterviteshin e luanin ne europe, e ke ndritur. prap vendin e fundit ke zene ,, te pakten me kete futbolliste qe vijne e luajne ketu ritet konkurenca cilesia e kampjonatit shqipetar ,, te pakten te shijojme ne nje kampjonat me te bukur …….. forca partizoni
“Kampionati” shqiptar apo menderliga ka ofenduar veten dhe gjithe shqiptaret me vite te tera dhe ty o gazetar qe tu dhimbka kaq shume futbolli shqiptar do te beje mire te shkruaje per skandalet e perjavshme, per “stadiumet”, per shitjet e rezultateve, per federaten qe drejtohet si familje mafioze e per shume te tjera qe ti si gazetar duhet ti dish me mire se ne. N.q.s. s’ke bole te shkruash per keto, kafsho gjuhen dhe hesht e mos na harxho kohen me brockulla
kampionat me te dobet se ky i yni nuk ka ne europe.
De Biazi ka te drejt,megjithese lojtaret si Vila,Bakaj, Curri, Bulku apo dhe Vangjeli jane lojtar te mbaruar dhe nuk i bejne pune as kombetares dhe as rrisin cilesine atij palo kampionati.
ANALIZE : E po De Biazi ka te drejte. Pasi Biazi nuk merret me punet e kombetares por merret me pune qe nuk duhet me u marre.
E harroi Deja kampionatin botror ku Zvicrra me 5 Shqiptare beri nje figure te shkelqyer !!! Ndersa Deja me 16 rrin veç tuj u eleminu.
Nuk ka faj Deja por ka fajin Ministria e Sporteve qe nuk e merr pak ne analize.
Po kampionat i thoni ju ketij tonit. Ky eshte kampionati i Gonit, Gimit dhe Colit. Hajde cuna luajme me top llastiku dhe shkembejme edhe ndonje grusht, shkelm e hedhim ndonje gur.
KJO ESHTE E KEQJA ME E MADHE E SHQIPTAREVE PASI SHUMICA NUK E PRNOJNE ASNJEHERE TE VERTETEN………….EDHE KUR ESHTE KUNDER TYRE!!!!
superlige…phuu c’emertim i peshtirre per futbollin e peshtirre qe beni
Me kampionat hale nuk behet. Po na tregojne cilesine gazetaret e leshit. Sikur nuk jetojme ketu qe merret vesh 5 jave para mbylljes,qe Shkodra ja le Lacit,Kavaja Peqinit,del Teuta etj etj.
1 tufe ordineresh.
Sa shume ja bejme vetes me sy ne. Eshte apo s’eshte medioker De Biazi ajo qe thote eshte 100% e drejte. Flitet per futboll, qe njeriu ka nje cak kohor shume te limituar per tu kapur, 2-3 vjet maksimumi, e po u humb ai tren shkove per lesh. Ne Shqiperi vazhdojne e SHITEN NDESHJET HAPTAZI, ky palogazetar qe na shkruan ketu i indinjuar kakaris kot me kot per “biznesmene” si Gaz Demi. Hahhahahhahahahahha
Serioziteti i futbollit shqiptar duket nga fakti se si ikin e vijne tranieret. Pershembull ti hedhim nje sy ekipit te dikurshem te zemres sime partizanit.le te shohim periudhen nga janari 2014 deri tani: deri ne 8 shkurt 2014 tranier Hasan Lika, 9shkurt-15shkurt Genc Tomori, 9 shkurt-15shkurt Marcio Sampaio provizor, 16-23shkurt perseri Sampaio provizor, 24shkurt-5maj Marcio Sampaio, 5maj-26maj Genc Tomori,27maj deri tani Shpetim Duro. Pastaj na e ka fajin Gianni De Biasi se na thote te verteten qe nuk na pelqen.
Nuk eshte De Biazi qe “lobon” kunder kampionatit shqiptar te futbollit. Eshte Shqiperia ne pergjithesi, politika e sportit dhe infrastruktura sportive qe nuk egziston, korrupsioni dhe degjenerimi moral i gjithckaje ka te beje me futbollin,,,,,ato qe e bejne futbollin shqiptar, nje kosh mbeturinash.
Le ta themi troc. Ne keto kushte qe e kemi katandisur vendin, eshte harxhim i panevojshem fryme dhe kohe,,,, te pretendosh se kampionati shqiptar, eshte vendi i duhur per lojtare qe pretendojne te jene perfaqesues te nje kombetareje te suksesshme. Ardhja ne Shqiperi e nje lojtari te perfaqesueses, mund te ndodhe vetem nese nuk gjeti asnje mundesi tjeter, per te vazhduar karrieren atje ku ishte.
Nuk jane te huajt, ata qe e dhjesin kete vend. Jane shqiptaret ata qe kthehen ne armiqte me te medhenj te vetvetes. Ne nuk duam shtet ligjor. Ne duam rrumpalle, ne nuk duam stadiume te kendshme dhe kushte komode ku edhe femijet kalojne nje dite te kendshme. Ne duam “stadiume” qe me teper te kujtojne nevojtoret publike dhe “sportdashes” qe “dashurine” e tyre per skuadren e zemres e tregojne duke hedhur gure apo share me liber shtepije, lojtaret kundershtare.
Kjo eshte Shqiperija jone. De Biazit, nuk i nevojitet te “loboje” aspak per ta bere te duket e keqe. Boll mut eshte, keshtu sic eshte.!!!
Kritika e De Biasi eshte konstruktive, vetem se moderatori i Temes e kupton ndryshe. KA edhe ai opinionin e vete, por fakti eshte qe asnje nuk e kupton qe keshtu rrenohet futboolli shqiptar. Asnje skuader shqiptare nuk arrin te kaloj turnin e pare, kombetarja eshte as e ka arritur cekun per tu kualifikuar me ndonje eveniment nderkombetar dhe prape disa gazetare thone qe futbolli shqiptar po permisohet! Le te vazhdojme keshtu se edhe mbas 100 vjetesh keshtu do mbetemi.
Nuk kam pare kesoj koqesh gazetar me mire me thane hajdar.Ketu nuk diskutohet se sa i afte eshte De Biazi se dhe nje trajner tjeter me i afte se ky te njejten gje do te thoshte,ketu mungon kushti me minimal per nje trajnim bashkohor shembulli kompleksi Dinamo qe sterviten me dhjetra ekipe me orare dhe kondita skandaloze duhet te jsh qorr qe te mos shohesh,terrenet ajne me pikatore prespektive per te reja zero e cfare nuti kerkon gazetari.Keta futbolliste qe permenden asnjeri nuk eshte titullar mos them qe disa prej tyre zor se grumbullohem me.Te luash ne nje kampionat mediokr eshte nje hap prapa per secilin prej tyre.Nuk eshte njelloj si te luash kunder Olipmiakosit dhe me Teuten apo dhe Partizanin e lavdishem ekipin mrekulli qe i ka ra me qafe DeBiazi.Te thuash qe lobon kunder kampionatit shqiptar eshte pa sens sepse ky kampionat nuk te orfon ngritje cilesore apo standart te larte infrastrukture,perkundazi ne duhet te cojme sa me shume futbolliste jashte per tu rritur si nivel.Tani kur gjithe kampionatet me te forta te Evropes transmetohen live dhe se besoj se ka njeri qe i bie ndermend te shohi futboll te kampionatit tone sa do nivel i larte te jete ai.
Per cfare kampionati e keni fjalen o gazetare,a e keni idene e futbollit apo ja fusni kot,me kujtoni nje ish kryeminister qe thoshte,qe jemi pas gjermanise ne ekonomi.
Jam plotesisht dakort me Xh.De Biazin,kampionati shqiptar nje skandal ,korrupsion ne majat me te larta,infrastrukture nga me te dobtat e globit etj.etj……
O debjaz hallall bjeru kokes që Te Zen mend se kan pordh kot.
Flasin me pompozitet ,komplet ne ajer fluturojne.
superliga e leshit.
As Sa kategoria 4 e italise nuk jeni po nuk ju Len pordhet ta pranoni. ky eshte realiteti