Lindon Selahi, talenti 15-vjeçar i Anderlecht-it

9 Gusht 2014, 16:16Sport TEMA

Klubi i Anderlecht-it siguron shërbimet e djaloshit shqiptar Lindon Selahi, që për nga talenti konsiderohet pasuesi i Adnan Januzaj. 15-vjeçari deri pak javë më parë ishte pjesë e Akademisë së Standard Liege, por pas shumë tratativash drejtuesit e Anderlecht-it e bindën të bëhej pjesë e skuadrës së tyre. Lindon Salahi ka lindur në vitin 1999, dhe është konsideruar një nga më të talentuarit e brezit të tij. Specialistët belgë, e vlerësojnë 15-vjeçarin për vizionin që ka për lojën, por edhe për parametrat fizike, që i ka maksimale për moshën e tij.

Familja e Selahit është me prejardhje nga fshati Burim i Kumanovës në Maqedoni, por që ka emigruar në qytetin Namyrit në Belgikë 50 vjet më parë. Interesant është fakti se të gjithë pjesëtarët e familjes e flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe.

Lindon Selahi është kandidat potencial edhe për përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, por sigurisht më parë FSHF duhet ta bindë familjen e tij që të pajiset me pasaportë shqiptare.

8 komente në “Lindon Selahi, talenti 15-vjeçar i Anderlecht-it”

  1. petrit zela says:

    -Zogjt e Shqipes po fluturojn,neper fushat e futbollit te kontinentit
    Evropian…Keta do te jene ambasadoret e denje, qe do te perfaqesojn
    Shqiptarizmin dhe ne te ardhmen…

  2. sheqerja says:

    o bijte e nanes mos u hapni bythsh para kohe nje fllusk sapuni si gjithmon

  3. Behari Shkup says:

    Hahaha fshati Burim nga Kumanova, fshati quhet IZvor e qe ne perkthim eshte Burim, por IZvor e therrasin edhe shqiptaret qe dtth toponim sllav !

    1. The Great appear Great because we are on our knees, let us rise! says:

      Po, po, por ne do ti themi burim dhe jo Izvor, me kupton ti Behari Shkup?

    2. RRON Shkupi says:

      Po ty aq te pengoi pse shkruan Burim e jo Izvor? Car deshe te tregosh apo te mbrosh?

      1. Behari Shkup says:

        Kurca s’dashta me than, po origjinal eshte Izvor deshte ti apo sdeshte, une i njof plot Izvorali ata thojne jam prej Izvori jo prej “Burimi”, toponimi dtth se njehere ka pas sllave, e pastaj shqiptaret jane vendose !

  4. Dispanceria says:

    Po pse ju te FSHFse, i merni per budallenj keta? Per se duhet te vije e te luaje per Shqiperine ky djali, kur ka nje te ardhme te shkelqyer tek vendi i vet.

  5. mëno says:

    FSHFja dhe disa gazetar bredhin pas koqeve te Dashit. Keta more zoteri mbane shtetesine e nje shtei tjeter, prandaj do benit mire te shikonit femijet e shtetit qe u paguan e qe e vidhni per dite. Pastaj te shikoni neper shtetet e tjera, vetem ne rast se ata do te deshirojne te behen shtetas te shqiperise. Boll me me keto pallavra fallco, e mashtrime te opinionit publik. jeni bere per tu qare hallin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje