Edhe pse është mbretëresha e merkatos së verës, Tirana nuk ka bërë ende asnjë prezantim të blerjeve të reja.
Plot 13 janë futbollistët e afruar, por asnjëri prej tyre nuk është prezantuar me stilin e 24 herë kampionëve.
Bulku, Curri, Bakaj, Bushic apo edhe të tjerët e afruar kanë dalë direkt në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani, pa u prezantuar më parë për mediat dhe të firmosin kontratat e tyre në prani të kamerave të shumta, ashtu si në edicionet e kaluara.
E gjithë kjo vjen për një arsye të thjeshtë, pasi drejtuesit e rinj të bardhebluve ende nuk janë zyrtarizuar në krye të detyrës nga Bashkia e Tiranës e cila vijon të jetë ende pronarja e klubit më të titulluar në vend, raporton Sport News.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u vendos me shumicë votash që forma e menaxhimit të klubit të ndryshojë, duke lënë për më vonë mbledhjen e cila do të zyrtarizojë aksionerët e klubit për 30 vitet e ardhshme.
Në këtë mënyrë, pavarësisht se donatorët Halili, Morina dhe Nuri kanë lëvizur bindshëm në merkato duke afruar futbollsitë cilësore, por edhe duke i mundësuar ekipit një fazë përgatitore model, ende nuk janë zyrtarizuar afrimet e reja si dhe zgjatjet e kontratave të futbollistëve që mbyllën sezonin e kaluar, për shkak se nuk figurojnë si vendimarrës zyrtarë të klubit.
Kjo situatë pritet të zgjidhet javën e ardhshme, kur nga Bashkia e kryeqytetit do të vijë zyrtarisht kalimi i klubit në duart e aksionerëve të rinj, të cilët kanë programuar një prezantim madhështor për blerjet e reja.
Një prezantim të denjë për skuadrën e cila në letër është ndërtuar për të rikthyer titullin kampion që mungon tek bardheblutë që prej vitit 2009.
Viti zgjedhor ben punen e vet. Slane gje pa blere.
Nuk dihet cfare forme organizimi do te kerkoje Tirana pas 5 vitesh ! Beri perpjekje keto 2-3 vitet e fundit por nuk tregoi aftesi manaxhuese. Shume e paqarte sesi do te jete dhe cfare do te sjelle pas kalimit ne pronesi private ne menyre juridike, pasi edhe deri me sot ne menyre private eshte drejtuar pavarsisht pronesise.
Klubet e futbollit kane treguar se nuk kane aftesine te krijojne te ardhura. Nese pengesa ka qene pronesia juridike te shpresojme te kete qene kjo. Te shpresojme qe pronaret te mos jene perseri thjeshte donatore per pak vjet dhe te rrezikojne emrin e madh te klubit te futbollit tone.
Deri me tani bashkia dhe kryetari i saj kane treguar nje paaftesi te paturpshme dhe te pashembullt – te pandodhur kurre me pare.. _Keshtu qe po e bene perseri po keta qe jane ne bashki dhe ky qesharaku kryetar: Tirana do te shkoje akoma dhe me keq.! Papergjeshmeria e deritanishme e ketij kacavjerresi dhe lepiresi pa moral e ka vertetuar katerciperisht ne keto tre vjet.