Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, pas dëmtimit të pësuar është kthyer në fazën përgatitore me skuadrën e tij, Lacio, duke zhvilluar ndeshjen e parë përgatitore ndaj Hamburgut.
25-vjeçari, në një prononcim për gazetën kosovare “Arena”, zbulon synimet me skuadrën e tij, ndërsa flet edhe për ndeshjet eliminatore me Kombëtaren e Shqipërisë.
Ndërkohë, sezoni i ri në Serinë A pritet të fillojë më 31 gusht. Pas një paraqitjeje fantastike sezonin e kaluar me kryeqytetasit, Berisha pritet të nisë sezonin e ri me ndeshjen ndaj Milanit.
Ish-portieri i Kalmarit tha se ka filluar përgatitjet dhe është duke u ndjerë mjaft mirë pas atij dëmtimi që pësoi.
“Përgatitjet janë duke shkuar jashtëzakonisht mirë. Para dy javësh kisha një lëndim, ndërsa tani jam kthyer dhe jam duke u stërvitur 100%. Kam zhvilluar ndeshjen e parë në fazën përgatitore ndaj Hamburgut dhe jam i kënaqur me paraqitjen time dhe të skuadrës, pasi ishte një kohë e gjatë që nuk isha paraqitur në një ndeshje”, u shpreh fillimisht Berisha.
Portieri shton se është duke u përgatitur intensivisht për sezonin e ri.
“Jam duke u munduar maksimalisht që të arrij më të mirën time, duke qenë gati për kampionatin”, tregon kosovari.
Në sezonin e tij të parë me Lacion, portieri zhvilloi 23 ndeshje me skuadrën kryeqytetase, duke treguar paraqitje fantastike në Serinë A.
Mesfushori i Paderbornit dhe Kombëtares shqiptare, Alban Meha, pas lëndimit të pësuar pritet të mungojë në ndeshjet e para të fazës së eliminatoreve për Kampionatin Europian.
Portieri prishtinas, Berisha, thotë se mungesa e Mehës, do të jetë e madhe në këto ndeshje.
“Meha është një lojtar tejet kualitativ, sidomos nga goditjet standarde dhe normalisht që Kombëtares sonë do t’i mungojë, pasi nuk jemi një grup i madh i lojtarëve që bëjnë zëvendësime pa u vërejtur fare. Por, kemi lojtarë tek të cilët trajneri llogarit jashtëzakonisht shumë. Kemi kualitete në grupin e lojtarëve që janë në dispozicion”, u shpreh 25-vjeçari.
Ndër të tjera, Berisha thotë se duhet të fokusohen në ndeshjet kualifikuese për të arritur rezultate sa më të mëdha.
“Duhet të fokusohemi në ndeshjet të cilat i kemi tani në kualifikimi dhe të arrijmë rezultate sa më pozitive”, përfundoi kosovari. Kujtojmë që Shqipëria ndeshjet eliminatore do t’i nisë kundër Portugalisë, më 7 shtator të këtij viti në transfertë.
hajt more se na cat kryet me kta mut berishas kta jan tan fike konak ah vezir o vezir si nuk grine me vakt