Murinjo: Diego Kostan e blemë lirë

13 Gusht 2014, 15:20Sport TEMA

Diego Kosta për 40 milionë? Çelsi ka bërë një pazar të mirë.

I këtij mendimi është trajneri i londinezëve, Hoze Murinjo, i cili ledhaton bomberin me origjinë braziliane, të cilin e bleu nga Atletiko Madrid gjatë merkatos së verës.

Me 27 gola në 25 ndeshje të La Ligas sezonin e shkuar, braziliani me pasaportë spanjolle ndihmoi ekipin madrilen në luftën për titullin kampion, ndërsa në testet miqësore të kësaj vere ai po e konfirmon veten si një nga lojtarët më të mirë të Çelsit.

“Çfarë pres nga Diego? Që të luajë për ekipin ashtu siç po bën.

Ai është një lojtar që punon shumë, madje mendon edhe për fazën mbrojtëse.

Ka shumë ambicje edhe është i fortë psikologjikisht.

Është lojtari që na ka munguar sezonin e shkuar. Unë besoj se po përshtatet shumë mirë me ekipin.

Për një lojtar si ai, që në moshën 25-vjeçare është shpallur kampion i Spanjës, mendoj se kemi bërë një pazar të mirë”, tha Murinjo.

Çelsi e nis zyrtarisht sezonin të hënën me përballjen e parë të Premier Ligës kundër Bërnli dhe portugezi shpreh besimin se blerjet e Kostas, Filipe Luis e Çesk Fabregas do ta ndihmojnë shumë skuadrën:

“Kemi bërë një merkato shumë cilësore. Ata janë tre lojtarë me shumë eksperiencë dhe besoj se e kanë rritur shumë nivelin e skuadrës.

Sezonin e shkuar blemë lojtarë si Zouma e Shyrle, të cilëve u nevojitet kohë.

Gjithsesi, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi edhe ekipet e tjera janë përforcuar.

Në Premier Ligë, ndryshe nga vendet e tjera, lufta për titullin bëhet mes 5 apo 6 skuadrave”.

1 komente në “Murinjo: Diego Kostan e blemë lirë”

  1. Juventini says:

    Te pame se cfare bere ne Spanje culero,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje