Mirko Slomka, trajner i Hamburg, është i kënaqur me blerjen e mesfushorit nga Kosova, Valon Behrami.
Ai evidenton sidomos e agresivitetit që ka futbollisti në fushë.
Futbollisti që ka lënë Napolin dhe kampionatin italian, Serie A, është dalluar që në sy që në ndeshjet e para përgatitore te skuadra gjermane.
“Valoni është shumë agresiv në fushë. Kundërshtarët ikin nga ai. Ai është sportist i matur, që kundërshtarit i dërgon sinjalin ‘mos eja afër meje’. Për këtë e kemi blerë nga Napoli”, tha Slomka, transmeton Sporti1.