Xherdan Shaqiri është një nga emrat më të lakuar të kësaj merkatoje, me zëra që herë e largojnë nga Bajerni e herë e projektojnë për një qëndrim afatgjatë në Bavari.
Me një qëndrim që tashmë e ka kthyer në refren, 22-vjeçari me origjinë shqiptare përsëriti se nuk pret ndonjë ndryshim në karrierë.
Përkundrazi, do të vazhdojë të luajë për Bajernin edhe në të ardhmen, raporton Sport News.
Liverpuli është një nga klubet më të mëdha që ka shfaqur interes që në fillim për Shaqirin, por së fundi garës i është shtuar edhe Monako.
Mungesat e hapësirave në formacionin e parë të Guardiolës janë bërë shkak për spekulimet e shumta rreth Shaqirit, të cilin me Bajernin e mban të lidhur kontrata deri në vitin 2016.
Bavarezët nga njëra anë hezitojnë të futen në bisedime për shitjen e tij dhe po kështu edhe Xherdani është i vendosur që të luftojë për vendin në 11-she.
Duke folur për një të përditshme gjermane, mesfushori i lindur në Gjilan tha se për sa kohë merkatoja është e hapur, gjithçka mund të ndodhë, ndonëse në vetvete beson se nuk do të largohet nga Bajerni.
Pak ditë më parë, pak a shumë me të njëjtat fjalë u shpreh edhe Karl Heinz Rumenige.
Shefi ekzekutiv i bavarezëve pohoi se në dyert e Bajernit ka patur disa klube që kanë trokitur për shërbimet e Shaqirit, por janë refuzuar pa asnjë hezitim.
Mire e ka te rrije ne stol dhe te marre rrogen qyl.
Mblidh topat kur dalin jashte vijes anesore ha.. ha…..
Je kot fare
Po rri ore mik nuk te tha njri te ikesh po rri ngro stolin si te tjeret si ty se te Bajerni nuk ma mer mendja se te vjen radha te lozesh se e pam mbrem per superkupen kondra Dortmundit se sa mir loze po loze shtu Guardjola do te gozhdoj ne stol