Lorente: Juventusi, pretendent në Champions

13 Gusht 2014, 15:16Sport TEMA

Sulmuesi i Juventusit, Fernando Lorente, është i bindur kur thotë se torinezët mund të pretendojnë seriozisht për titullin e Champions League.

Sezonin e kaluar, nën drejtimin e Antonio Kontes, bardhezinjtë u eliminuan që në fazën e grupeve, megjithatë spanjolli beson te rikthimi i fatit në favor të tyre.

Si shembull frymëzues, Lorente përpiqet të marrë Atletikos, që arriti deri në finale përballë Realit:

“Mendoj se vendi i Juventusit është në grupin e ekipeve pretendentë në Champions.

Sigurisht që do të jetë e vështirë, por ne duhet të përpiqemi.

Vitin e shkuar për shembull, askush nuk e mendonte se Atletiko do të shkonte aq pranë titullit.

Në futboll gjithçka mund të ndodhë, prandaj duhet të besojmë dhe të ëndërrojmë se mund t’ia dalim”.

Duke folur për sezonin e tij të parë, Lorente pranoi se transferimi në Itali nuk ishte shumë i lehtë, megjithatë ndihet krenar për eksperiencën në Serinë A:

“E kam patur shumë të vështirë, sidomos në muajt e parë sepse nuk isha mësuar me mënyrën si punonte Konte.

Pas turit përgatitor jam ndjerë i dobët fizikisht dhe me moralin përtokë.

Gjithsesi, 18 gola nuk janë pak.

Tani shpresoj në një paraqitje edhe më të mirë dhe me më shumë shanse në çdo aspekt.

Tifozët duhet të besojnë te ekipi. Jemi edhe më të fortë”.

2 komente në “Lorente: Juventusi, pretendent në Champions”

  1. juve says:

    o lorente juventusi nuk eshte atletiko

    1. Juventini says:

      Po mire thote morre rk,, Juve eshte si reali,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje