Dino Zof: Konte do t’ia kthejë sukseset Italisë

15 Gusht 2014, 15:22Sport TEMA

Ish-portieri dhe trajneri i Italisë, Dino Zof, është i bindur se Antonio Konte mund t’i shndërrojë “azzurrët” në fuqi botërore në një të ardhme të afërt.

45-vjeçari u largua nga Juventusi këtë verë pas tre vitesh të suksesshme në drejtim të klubit nga Torino, dhe nuk vonoi shumë para se ai të marrë nën drejtim Italinë, e cila u eliminua që në fazën e grupeve për të dytën herë radhazi në Kupat Botërore.

“E kam pasur atë si lojtar dhe, edhe atëherë mund të shiheshin aftësitë e tij. Ai fitoi tre tituj kampion me Juventusin me stil të madh në Itali dhe mendoj se vendimi është shumë i zgjuar. Roli i trajnerit të ekipit kombëtar nuk është aq ndryshe nga ai i trajnerit të klubit.

Nuk e di se çfarë mund të sjellë ai diçka që është e re. Skuadra e lojtarëve është shumë e kufizuar, por mendoj se ai është i aftë të prodhojë një Itali konkurruese së shpejti”, ka thënë Zof, raporton Telegraf.

Italia është caktuar në grup me Kroacinë, Norvegjinë, Bullgarinë, Azerbajxhanin dhe Maltën në kualifikimet për Kampionatin Europian 2016.

1 komente në “Dino Zof: Konte do t’ia kthejë sukseset Italisë”

  1. juvemtini i vjeter says:

    konte, antonio mos harro dh ikonen ALEKSANDRE Del PjeroN
    i ke ca borxhe morale.
    beje pjese ne staff.
    urime
    italia ne finale me ALBANIAN
    2:2
    me penallti fitoni se ja dini krahun portierit UJKANI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje