Luis Suarez stërvitet me Barçën: Jam sërish futbollist

15 Gusht 2014, 17:58Sport TEMA

Luis Suarez nisi zyrtarisht këtë të premte aventurën e tij te Barcelona.

Edhe pse Komisioni i Arbitrazhit Sportiv nuk e reduktoi aspak dënimin e dhënë nga FIFA në dëm të sulmuesit uruguain, tre gjykatësit e KAS i lejuan 27-vjeçarit të stërvitet me klubin e tij të ri dhe të luajë në takimet miqësore.

Pasi zhvilloi stërvitjen e parë me skuadrën, Suarez u ndal të prononcohej për kanalin tematik Barca Tv. F

illimisht ish- sulmuesi  i Liverpulit dha një opinion për dënimin e dhënë nga qeveria e futbollit botëror, FIFA, kundrejt tij:

“Ishte një situatë që më bënte të mos ndiehesha aspak rehat.

Jam duke paguar një gabim që bëra, për të cilin kërkova edhe falje, megjithatë ajo që ndodhi tashmë duhet harruar”.

Në vijim 27-vjeçari foli për rikthimin  në stërvitje dhe për ekipin e tij të ri Barcelonën:

“Jam shumë i lumtur me rikthimin në stërvitje për vetë faktin pasi tani ndihem sërish një lojtar futbolli.

Kisha shumë dëshirë për të rifilluar gjithçka.

Tashmë duhet të mendoj për të ardhmen.

Kam ardhur te Barcelona, që është një nga klubet më të mëdha të botës.

Gjithmonë kam ëndërruar të isha pjesë e kësaj skuadre”.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Luis Suarez do të debutojë me Barcelonën këtë të hënë në trofeun Gamper përballë Club Leon, ndërkohë që prezantimi i tij do të bëhet ditën e martë në ambientet e stadiumit “Kamp Nou”.

4 komente në “Luis Suarez stërvitet me Barçën: Jam sërish futbollist”

  1. maradona says:

    mirese erdhe djalosh
    ajde suksese me kembe te mbare

    1. Dea says:

      Mos doje te thoje: Me dhembe te bardhe :). Nejse, mendoj se do bej dicka te bukur te Barcelona ky djale!

  2. klajdi says:

    Vetem vere maske per te tjerat mendojne ata te klubit.

  3. Ketij trapit i thohet me dhembe te mbare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje