Mançester e nis aty ku e la, me humbje

16 Gusht 2014, 16:33Sport TEMA

Mançester Junaited e ka nisur me humbje Premier Ligën.

“Djajtë e Kuq” janë mposhtur në shtëpi 1-2 nga Suonsi.

Edhe pse mendohej se me emërimin e Luis Van Gal si trajner, tifozët e Junaited kanë parë të njëjtin skenar si sezonin e kaluar, kur ekipi drejtohej nga Devid Mojes.

Junaited është gjendur në disavantazh që në minutën e ’28, por ka barazuar me Uejn Runin pak pas fillimit të pjesës së dytë.

Por, të zotët e shtëpisë janë ndëshkuar sërish në minutën e ’72 dhe pavarësisht se kanë patur shumë minuta në dispozicion, nuk kanë mundur dot minimalisht që të barazojnë.

Shqetësuese, më shumë se sa humbja, ka qenë loja e Junaited.

Futbollistët e drejtuar nga Van Gal kanë qenë të paqartë në fushën e lojës, dhe për më tepër pa fantazi.

Në këtë ndeshje mesfushori me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj e ka nisur nga stoli, por është futur në fushë që në minutën e ’24 të pjesës së parë.

Paraqitja e tij ka qenë pozitive, por nuk ka mundur dot ta ndihmojë ekipin për të shmangur humbjen.

1 komente në “Mançester e nis aty ku e la, me humbje”

  1. hashimi says:

    Po kok tulja fitoj ca ndeshje miqesore e tha u c, jam une po kampjinati nuke eshte ndeshje miqesore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje