Simeone: Me 95 milion euro blej një ekip, Reali dy lojtarë

18 Gusht 2014, 17:52Sport TEMA

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, ka ironizuar Real Madridin për shpenzimet e mëdha dhe jo të mençura, duke përmendur buxhetin si një prej dalluesve kryesor mes dy klubeve.

Të dyja ekipet kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro gjatë kësaj vere, por Atletiko Madridi ka marrë disa lojtarë, teksa Real Madridi vetëm tre lojtarë.

“Ne kemi blerë shtatë ose tetë lojtarë për 95 milionë euro, ata kanë blerë dy me 95 milionë euro.

Ky nuk është dallimi i vogël. Por, klubi jonë gjithmonë ka pasur kreativitet të tillë. Ne po formojmë një grup që nuk është vetëm me 11 lojtarë, por me 18, ose 20”, tha Simeone.

Atletiko udhëton të martën në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

 

 

1 komente në “Simeone: Me 95 milion euro blej një ekip, Reali dy lojtarë”

  1. sky says:

    ? Mos fillo te besh dhe filozofin mor djal, se e shikojm sonte ekipin tend… Dhe ai vertet bleu 80 milion euro ate djaloshin qe si dihet se si do shkoj por vetem me prezantimin e tije ne stadium fitoi nga shitja e bluzave 4milion euro… prandaj eshte klubi me i madh sepse dhe njerzit qe punojn aty jane me te medhenjt dhe ne kreativitetin qe thua ti simeone. inshAllah kapni vendin e 4 kete sezon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje