Një tifoz futbolli hyri gjatë një ndeshje të Premier League dhe për pak sa nuk shënoi një gol, pasi topi ishte vendosur për goditje dënimi.
Jordan Dunn, 22 vjeç, kishte pirë pesë birra, kur hyri në fushë gjatë ndeshjes mes Tottenham Hotspur dhe West Ham.
“Ishte një ndeshje e mërzitshme dhe i dhashë jetë. E gjuajta topin më mirë se futbollistët profesionistë,” tha ai.
Ai rrezikon deri në 5 mijë sterlina gjobë.
Megjithatë është i lumtur se tani shokët i thonë se është legjendë.
Hahaha ta mendosh se po e ndiqnin e ke gjuajtur vertet shkelqyeshem!!