Zgjidhet ngërçi te Tirana/ Gentian Muça: Skënderbeu, rivali më i fortë

20 Gusht 2014, 17:28Sport TEMA

Strukturat drejtuese të Tiranës janë vënë menjëherë në lëvizje për të zgjidhur ngërçin që lidhej me depozitimin e kontratave të futbollistëve në Federatën Shqiptare të Futbollit para nisjes së kampionatit. 24-herë kampionët e Shqipërisë rrezikonin të mos zbrisnin në fushë ndaj Apolonisë në javën e parë për shkak të vonesave në ndarjen e aksioneve nga ana e Bashkisë, çka është reflektuar edhe me shtyrjen e prezantimit të blerjeve dhe depozitimit të dokumentacionit të plotë në FSHF. Por situata ndryshoi të martën, teksa në mënyrë urgjente, një pjesë e kontratave u dorëzuan në zyrat e qeverisë së futbollit.

Përtej problemeve burokratike, protagonistët e fushës së blertë po bëjnë përgatitjet e fundit për ta nisur me fitore kampionatin ndaj Apolonisë, që vjen nga një kategori më poshtë. Një sfidë e lehtë në letër për opinionin sportiv, por jo për mbrojtësin Gentian Muça, i cili kujton se në këtë kampionat nuk do të ketë ndeshje të lehta: “Jemi përgatitur shumë gjatë kësaj kohe dhe tani jemi gati për kampionatin. Apolonia e lehtë në letër? Jo, nuk mendoj kështu. Në këtë kampionat të fortë çdo përballje është e vështirë”. 

27-vjeçari sheh 5 skuadra pretendente për trofe, megjithatë dëshiron të veçojë Skënderbeun si rivalin më të fortë për Tiranën: “Mendoj se janë 5 skuadra që pretendojnë për trofe, por nëse do të pyesnit se cilin kundërshtar e konsideroj më të fortë do të thosha Skënderbeu”. Sipas Muçës, formati me 4 faza i kampionatit u jep përparësi bardhebluve me kundërshtarët më të fortë. Sfida e parë e sezonit për kryeqytetasit, Tirana-Apolonia, do të luhet të dielën në orën 17:00.

2 komente në “Zgjidhet ngërçi te Tirana/ Gentian Muça: Skënderbeu, rivali më i fortë”

  1. al says:

    skenderbeu ju gris breket te gjitha skuadrave shqipetare.

  2. hysen tabaku says:

    Genti Muca asht futbollist me pervoje. Ai ka luajtur ne gjermani futboll dhe nga exprienca qe ka fituar, sigurisht qe asht edhe vizionar ne gjykimin we skuadrave the klubeve sportive shqiptare. Ky asht opinioni im.te perqafoj I dashtur nip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje