Italia prezanton Antonio Konten: Unë jetoj vetëm për të fituar

19 Gusht 2014, 18:47Sport TEMA

Një natë e gjatë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së martës.

Të tilla ishin bisedimet mes Antonio Kontes dhe Federatës Italianë të Futbollit, që gjithsesi patën një fund të lumtur për të dyja palët, sepse tashmë është zyrtare: ish-trajneri i Juventusit do të drejtojë kombëtaren e Italisë deri në përfundim të Euro 2016. Nga kontrata 2-vjeçare Konte do të përfitojë plot 8.2 milionë euro. Në konferencën për shtyp, tekniku 45-vjeçar u shfaq i lumtur për eksperiencën e re: “Fitorja është një dënim i ëmbël dhe unë jetoj vetëm për fitoren. E dini shumë mirë ndryshimin mes fitores dhe humbjes. Është si të jetosh apo të vdesësh. Kur humbas më duket sikur vdes, prandaj unë dua të përçoj mentalitetin tim dhe t’u mësoj lojtarëve diferencën mes fitores dhe humbjes. Ne duam që fitorja të jetë një dënim i ëmbël edhe për kombëtaren”.

Një fjalim i ngjyrosur me emocione, vjen pas vendimit të papritur për t’u larguar nga Juventusi: “Nuk e kisha menduar se do të kthehesha në stol pas vetëm 35 ditësh. Dëshiroja të bëja një xhiro në Europë për t’u përmirësuar taktikisht. Më telefonuan nga një klub i madh, por më duhej të reflektoja dhe më pas erdhi edhe telefonata e Tavekios që më bindi. Mua më pëlqejnë sfidat e reja dhe jam shumë i privilegjuar që m’u besua kjo detyrë. Lojtarët vijnë nga një eksperiencë negative, por kemi elementë të mirë për të qenë një skuadër e madhe. Pas 3 viteve te Juventusi marrëdhënia ishte drejt fundit. E provuam për një muaj, por si unë, ashtu edhe shoqëria dolëm në përfundimin se nuk mund të ecnim më përpara së bashku”.

Pavarësisht situatës jo pozitive që po kalon kombëtarja e kaltër, tekniku nga Bari e di shumë mirë se tashmë është timonier i një skuadre prestigjoze në arenën ndërkombëtare: “Jam shumë i emocionuar sepse në vendin tim do të dëshironin të ishin shumë trajnerë të tjerë të mëdhenj. Kjo është kombëtarja më e rëndësishme bashkë me Brazilin dhe për këtë jam shumë krenar. Përshëndes Prandelin, që drejtoi skuadrën për 4 vjet duke kryer një punë të madhe. I uroj fat dhe shfrytëzoj rastin për të falënderuar edhe Arrigo Sakin për punën e zhvilluar në sektorin e të rinjve. Dyert për të janë gjithmonë të hapura”.

Një çështje delikate është edhe ajo e sulmuesit Xhuzepe Rosi, i cili konsiderohet si maja e sulmit të Italisë, por vazhdon të vuajë nga problemet e shumta fizike: “Ai është një lojtar i rëndësishëm, një trashëgimi e futbollit italian. Uroj që t’i zgjidhë sa më shpejt problemet në mënyrë përfundimtare për të mirën e Fiorentinës dhe kombëtares. Shpresoj ta kem sa më shpejt në dispozicion. Nuk dua të flas për emra të tjerë të përveçëm sepse çdokush duhet ta meritojë grumbullimin në kombëtare”.

4 komente në “Italia prezanton Antonio Konten: Unë jetoj vetëm për të fituar”

  1. ohoho pasha says:

    Ikore njeri i peshtir, qe ben si gore nga fillimi deri ne fund te neshje. Ke skifo.

  2. Dea says:

    Po pse kush jeton per te humbur????

    1. ohoho pasha says:

      Po thuaja ti ktij koqeje.

  3. Milano says:

    ky eshte nje idiot mashtrus dhe dallaveraxhi I ndyre…ska ci ben as dreqi Italise ne kete fare feje qe eshte katandis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje